• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Jennifer Aniston: 7 sekretet e saj të bukurisë për të qenë në super formë në këtë moshë

15/08/2025
Jennifer Aniston: 7 sekretet e saj të bukurisë për të qenë në super formë në këtë moshë

Që nga mesi i viteve ’90, Jennifer Aniston ka qenë një trendsettere e padiskutueshme. Kush mund ta harrojë prerjen ikonike të flokëve “The Rachel”, që ende i shtyn gratë në mbarë botën të vrapojnë në sallone për ta kopjuar atë stil perfekt?

Gjatë gjithë karrierës së saj, Aniston është bërë sinonim i plakjes “pa mundim” pamje natyrale, e freskët dhe e thjeshtë. Kopertina e fundit e Vanity Fair e tregoi aktoren, 56 vjeçe, në formën më të mirë, duke forcuar reputacionin e saj si “përgjithmonë e re”.

Siç ka treguar për Allure:

“Ndihem më mirë tani se kurrë më parë, edhe më mirë se në të 20-at apo 30-at e mia. Duhet të ndalojmë së foluri keq për veten tonë.”

Dhe me një shaka ndaj vetes së saj të ardhshme:

“Një ditë do të jesh 65 vjeçe dhe do të mendosh që 53 ishe perfekte.”

Ja 7 hapat kryesorë të rutinës së saj:

1. Ka një ritual të pandryshueshëm të mëngjesit
Pavarësisht nëse zgjohet në 5 të mëngjesit apo në 9, ajo gjithmonë fillon ditën me një gotë lëng selinoje, pastaj uthull molle për të ndihmuar në balancimin e sheqerit në gjak dhe kolesterolit, si dhe një probiotik. Pastaj mediton para se të hajë, duke u përpjekur të mos kalojë direkt te kafeja.

2. Mbështetet në një rutinë të thjeshtë të kujdesit të lëkurës
Aniston ndjek filozofinë K.I.S.S. (Keep It Simple, Stupid). Përdor sapun të butë dhe ujë në mëngjes, një krem hidratues me SPF, serumë, eksfolim tre herë në javë dhe një krem të lehtë anti-rrudhë. Ajo përdor edhe një pajisje portative me mikro-rrymë për të tonifikuar fytyrën dhe gjithmonë mbron lëkurën me SPF 50 para se të dalë.

3. Kujdes maksimal për flokët
Që nga “The Rachel” deri tek valët natyrale të sotme, ajo ka ruajtur gjithmonë shëndetin e flokëve. Ka krijuar edhe linjën e saj të produkteve bimore për kujdesin e flokëve, LolaVie.

4. Ha gjithmonë shëndetshëm
E famshme për “sallatën e Friends” që e hante për 10 vite rresht, Aniston beson fort se ushqimi ndikon në pamjen tonë. Praktikon dietë të ulët në karbohidrate, ha proteina, fruta, perime të freskëta dhe shpesh ndjek Intermmitten fasting 16:8.

5. Hidratimi është çelësi
Për të, uji është po aq i rëndësishëm sa ushqimi. Është gjithmonë pranë saj gjatë ditës dhe ka qenë imazh i markës Smartwater.

6. Aktiviteti fizik çdo ditë
Nga yoga, spinning, pilates, box dhe kardio, Jennifer kombinon ushtrime të intensitetit të ulët e të lartë pesë ditë në javë për të shmangur monotoninë.

7. Përdor kolagjen çdo ditë
Ajo beson në fuqinë e kolagjenit për shëndetin e lëkurës, flokëve, thonjve dhe kyçeve. E përzien shpesh në kafe ose pije proteinike. Ajo thotë se ka parë ndryshime të dukshme në thonjtë dhe shkëlqimin e përgjithshëm të lëkurës.

Related Posts

Ishte ndërtuar në nder të perëndisë së diellit Ra, zbulohet tempulli i humbur 4.500-vjeçar në Egjipt
Lifestyle

Ishte ndërtuar në nder të perëndisë së diellit Ra, zbulohet tempulli i humbur 4.500-vjeçar në Egjipt

17/12/2025
Okulistja tregon rrezikun e fshehur pas qerpikëve falsë
Lifestyle

Okulistja tregon rrezikun e fshehur pas qerpikëve falsë

17/12/2025
Pse pushimet na zbulojnë plagët që i fshehim gjatë vitit?
Lifestyle

Pse pushimet na zbulojnë plagët që i fshehim gjatë vitit?

16/12/2025
“Forbes” liston 10 vendet më të mira për të jetuar në vitin 2026
Lifestyle

“Forbes” liston 10 vendet më të mira për të jetuar në vitin 2026

15/12/2025
NASA kap një formacion të çuditshëm në Sahara, më i vjetër se dinozaurët
Lifestyle

NASA kap një formacion të çuditshëm në Sahara, më i vjetër se dinozaurët

14/12/2025
Zbulimi më i madh kozmik i vitit, një filament rrotullues me diametër 5.5 milionë vite dritë
Lifestyle

Zbulimi më i madh kozmik i vitit, një filament rrotullues me diametër 5.5 milionë vite dritë

10/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al