• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Jorida Tabaku: Autokratët bien, Shqipëria është e përjetshme

20/02/2026
Jorida Tabaku: Autokratët bien, Shqipëria është e përjetshme

Nga Jorida Tabaku

Rrëzimi i monumentit të diktatorit 35 vjet më parë, ishte çasti i kthesës së madhe në historinë tonë.

Ishte fundi i një horrori.

Fundi i një diktature të pamëshirshme që ishte instaluar në çdo qelizë të shoqërisë sonë.

Ky çast ishte edhe triumfi i një të vërtete të madhe të historisë:

Të gjithë diktatorët bien!

Të gjithë autokratët bien!

Monumentet e autokratëve janë gjithmonë të larta.

Por fundi i tyre është gjithmonë nën këmbët e njerëzve të lirë.

Drita e gjen gjithmonë rrugën e saj!

Liria triumfoi mbi errësirën e një diktature.

Ata punuan pa pushim për të mbytur shpirtin e lirë të shqiptarëve.

Por nuk mundën ta mposhtin atë përfundimisht.

Njerëzit mund të gënjehen për pak kohë.

Mund të binden për pak kohë.

Mund të tremben për pak kohë.

Por njerëzit, më në fund, e gjejnë kurajën.

E gjejnë besimin.

E gjejnë forcën për të rrëzuar pushtetin e një njeriu,

dhe për të vendosur pushtetin e njerëzve.

35 vjet më parë, ra dhe u thërrmua shtatorja e tiranit më të madh të kombit tonë.

Atij njeriu që për 50 vjet ndërtoi një mekanizëm të frikshëm survejimi, propagande dhe përndjekjeje.

Ra pikërisht atëherë, kur ata mendonin se ishin më të fortë se kurrë!

Atë ditë, shqiptarët gjetën guximin t’i shihnin në sy.

T’i sfidonin përballë dhe t’u thoshin: Mjaft!

Më 20 shkurt 1991 u rrëzua monumenti i një njeriu që kishte menduar se do ishte i përjetshëm.

Por e përjetshme është vetëm Shqipëria e lirë!

35 vjet më pas, ne jemi përsëri në shesh.

Jemi përsëri përballë një autokrati të rilindur.

Ne jetojmë përsëri në një shoqëri ku pakica sundon mbi shumicën.

Duke grabitur qytetarët dhe duke plaçkitur atdheun!

Sistemi i dikurshëm i dhunës së Sigurimit dhe policisë, sot është zëvendësuar.

Është zëvendësuar me dhunën e korrupsionit.

Me diktaturën e korrupsionit!

Korrupsioni është ideologjia e regjimit të sotëm.

Ky regjim ka ndërtuar një ekonomi që i shërben vetëm klientëve.

Ka ndërtuar një sistem që ofron mundësi vetëm për krimin.

Ka ndërtuar një qeverisje që grabit pasuritë publike në favor të oligarkëve.

Pasojat e dhunës së korrupsionit janë dramatike:

Industria është në falimentim.

Bujqësia është në falimentim.

Biznesi i vogël është në falimentim.

Çdo qytetar e di që Parlamenti është kthyer në noterin personal të qeverisë.

Ku falen taksat. Ku bëhet amnisti fiskale.

Ndërsa 95% e bizneseve të ndershme mbajnë mbi supe një barrë të papërballueshme.

Çdo i varfër dhe çdo pensionist e di të vërtetën.

Sot Shqipëria është një Republikë ku të korruptuarit bëjnë ligje për të mbrojtur njëri-tjetrin.

Ky është sistemi që ka vrarë konkurrencën!

E di mirë këtë çdo kompani që përballet me dyer të mbyllura.

Kjo nuk është Shqipëria e shqiptarëve!

Kjo nuk është Shqipëria e shtresës së mesme!

Kjo është një Shqipëri që po na vret të ardhmen.

Qeveria e Edi Ramës punon për klientët dhe krimin.

Mazhoranca e Edi Ramës bën ligje për klientët dhe krimin.

Administrata publike u shërben klientëve dhe krimit.

Tenderat dhe koncesionet favorizojnë një grusht njerëzish.

Kurse bizneset e ndershme luftojnë për mbijetesë.

Kurse familjet e thjeshta numërojnë qindarkat për bukën e përditshme.

Në sistemin që ka krijuar regjimi i Edi Ramës:

Shtresa e mesme po shtypet.

Profesionistët po shkatërrohen nga taksat.

Të rinjtë kanë humbur të ardhmen.

Po kush përfiton vallë nga kjo ekonomi? Vetëm ajo pakicë!

Pakica që ndan tenderat nëpër zyra të errëta.

Pakica që merr lejet e ndërtimit në qendër të qyteteve.

Pakica që ka ngritur një sistem mizor.

Një sistem ku qeveria takson më shumë punën sesa kapitalin!

Ata po shtypin përditë shtresën e mesme.

I shtojnë taksat mësuesve, inxhinierëve dhe mjekëve.

Ndërsa ata lart ushqehen me privilegje që nuk u kthehen kurrë qytetarëve.

Në aspektin ekonomik, Shqipëria e 2026-ës po i ngjan Shqipërisë së 1991-shit.

Sektori prodhues është në zgrip.

Mijëra vende pune po mbyllen çdo muaj.

Bizneset e ndershme po mbyllin qepenat dhe po largohen nga vendi.

Për herë të parë pas 35 vitesh, Shqipëria nuk prodhon dot asgjë për të eksportuar.

Dhe ky nuk është një aksident!

Ky është një operacion i mirëmenduar për të zhbërë prodhimin vendas.

Ky sistem ka vrarë meritokracinë.

Ka vrarë shpresën e një të riu për të blerë një shtëpi.

Ka vrarë mundësinë për të ndërtuar një të ardhme këtu, në shtëpinë tonë.

Të dashur qytetarë:

Në sistemet autokratike, ekonomia është e para që falimenton.

Dhe kur një sistem ekonomik dështon, autokratët kërkojnë të mbijetojnë.

Duke kapur drejtësinë dhe duke kontrolluar çdo institucion!

Prandaj shumica socialiste po përpiqet të heqë çdo kontroll ndaj pushtetit.

Socialistët po ndryshojnë ligjet.

Po ndryshojnë rregullat.

Duan të ndryshojnë edhe Kushtetutën.

Që askush të mos u kërkojë llogari!

Që askush të mos i hetojë!

Që askush të mos i gjykojë!

Këto përpjekje po shkatërrojnë liritë tona.

Po shkatërrojnë edhe të ardhmen tonë evropiane.

Sepse Europa do të thotë shtet i së drejtës.

Dhe shteti i së drejtës, do të thotë fund i pandëshkueshmërisë!

Të dashur qytetarë:

Beteja jonë nuk është betejë partiake.

Beteja jonë është betejë për thelbin e Republikës.

Është betejë për Shqipërinë e qytetarëve, jo të klientëve.

Për ekonominë e punës, jo të grabitjes dhe favoreve.

Për drejtësinë e barabartë, jo për drejtësinë e të fortëve.

Në këtë përvjetor, ne duhet të ndihemi më të fortë se kurrë:

Të gjithë autokratët bien kur njerëzit bëhen bashkë dhe mposhtin frikën!

Ndaj, le të bëhemi bashkë.

Unë e kam të qartë, dhe ne të gjithë e dimë.

Brenda forcave tona opozitare ka pasur gjëra që na kanë ndarë.

Kemi pasur debate dhe qasje të ndryshme.

Por sot, dua t’ju shoh në sy dhe t’ju them me bindje të plotë:

Gjërat që na ndajnë, nuk janë kurrë më të mëdha se ajo që na bashkon!

Nuk ka rrugë tjetër nëse duam të shpëtojmë Shqipërinë e lirë!

Na duhet bashkim në një front të përbashkët qytetar dhe politik.

Nuk ka rrugë tjetër për t’u bërë thirrje atyre që na kanë braktisur.

Nuk ka rrugë tjetër për të ndalur ata që bëjnë gati valixhet.

Vetëm duke u bërë bashkë në këtë mision historik!

Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur! Asnjë ditë më shumë!

Nëse ne sot ia lëmë fatin e kësaj beteje ndasive dhe inateve tona të vogla…

Atëherë i kemi bërë dhuratën më të madhe kësaj qeverie.

Ne nuk do t’ua bëjmë kurrë këtë dhuratë!

Sot, si 35 vjet më parë, na duhet guxim.

Na duhet besim.

Na duhet bashkim.

Së bashku do të rikthejmë përsëri lirinë.

Do të rikthejmë mundësitë dhe ëndrrën evropiane.

Autokratët bien.

Shqipëria është e përjetshme!

Related Posts

“Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…”, Rama reagon për protestën e opozitës
Kryesore

“Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…”, Rama reagon për protestën e opozitës

20/02/2026
Berisha paralajmëron protestë tjetër, por nuk jep datën
Kryesore

Berisha paralajmëron protestë tjetër, por nuk jep datën

20/02/2026
Deputetët e PD rrahin policin e veshur civil
Kryesore

Deputetët e PD rrahin policin e veshur civil

20/02/2026
Ministrja e Brendshme: Një tjetër “revolucion” me pagesë, ku molotovi zëvendëson fjalën dhe maska fsheh turpin
Kryesore

Ministrja e Brendshme: Një tjetër “revolucion” me pagesë, ku molotovi zëvendëson fjalën dhe maska fsheh turpin

20/02/2026
Protesta e opozitës, 25 persona të shoqëruar në polici
Kryesore

Protesta e opozitës, 25 persona të shoqëruar në polici

20/02/2026
Ambasadori i BE: Sulmet e politikanëve ndaj SPAK nuk duhet të vazhdojnë
Kryesore

Ambasadori i BE: Sulmet e politikanëve ndaj SPAK nuk duhet të vazhdojnë

20/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…”, Rama reagon për protestën e opozitës

“Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…”, Rama reagon për protestën e opozitës

20/02/2026
Berisha paralajmëron protestë tjetër, por nuk jep datën

Berisha paralajmëron protestë tjetër, por nuk jep datën

20/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al