• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Josa shkund ekipin e Bylisit, tri pikë për të rihapur garën e mbijetesës

18/02/2026
Mes historisë dhe festës, Bylisi i Superiores “nxeh motorët”!

Bylisi ka një provë karakteri në fundjavë, teksa do të presë në shtëpi skuadrën më në formë të Superiores, Vllazninë. Ballshiotët kanë afro dy muaj që nuk fitojnë në kampionat, ndërsa trajneri Mirel Josa dhe stafi janë duke u fokusuar shumë tek skemat e lojës, teksa po i jepet një rëndësi e veçantë mbrojtjes, duke ditur forcën që ka kundërshtari ë sulm. Pa harruar edhe sulmin, teksa largimi i Musafasë apo dhe Malomos, që në dy sezonet e fundit ishin shfaqur si shënues në Ballsh kanë krijuar boshllëqe.

Megjithatë, mallakastriotët duket se nuk kanë ndërmend që të ndalen. Ardhja e Olavios me shumë eksperiencë, apo dhe shtatlartit Fokam, i ka dhënë tjetër imazh sulmit mallakastriot, dy lojtarë të fortë dhe teknik, po ashtu edhe Vieira. Në Ballsh tashmë presin frytet e merkatos së janarit, teksa lojtarët kanë treguar cilësi dhe janë aktivizuar në ndeshjet e fundit, ndonëse si zëvendësues, por që kanë arritur që të bëhen një më pjesën tjetër të skuadrës bardhëkuqe.

Bie në sy gjatë ndeshjeve brenda grupit gara sportive dhe konkurrenca, ndërsa 20-shja duket e plotësuar për të përballuar pjesën e mbetur të garës me dinjitet, teksa ballshiotët synojnë rikuperimin e pikëve të lëna. Ata kanë shansin më të mirë që ta bëjnë në fushën e tyre me shkodranët, që janë më të fortë se në sezonet e shkuara. Po ashtu, fundi i kësaj faze i gjen në Elbasan dhe e mbyllin me Vorën në “Adush Muçaj”. Ndaj edhe në Ballsh tashmë ecin me llogari, sepse synojnë që në tri sfidat e mbetura të grumbullojnë shtatë pikë, ose minimumi 5 pikë, për të qenë në garën e mbijetesës.

Në krahasim me rivalët si Vora, apo dhe Tirana e Flamurtari që kanë rikuperuar pikë, ballshiotët kanë pasur luhatje. Por, kanë një armë më të fortë, bërthamën e grupit, teksa një pjesë e tyre edhe vjet dhanë një kontribut të çmuar në mbijetesën në elitë të Bylisit. Të njëjtën gjë do të kërkojnë edhe këtë pranverë, ndonëse situata duet më e vështirë sepse konkurrenca është më e madhe, me 4-5 ekipe. Por, edhe Bylisi tashmë që ka dy dekada në elitë, ka treguar se edhe me të mëdhatë në momentet kur u duhen tri pikët, kanë reaguar brenda, por edhe jashtë fushës së tyre.

Related Posts

Mes historisë dhe festës, Bylisi i Superiores “nxeh motorët”!
Sport

Josa shkund ekipin e Bylisit, tri pikë për të rihapur garën e mbijetesës

18/02/2026
Lojërat Olimpike, Colturi: Krenare për atë që bëra, premtoj se do përmirësohem në vijim
Sport

Largim pa medalje në Lojërat Olimpike Dimërore, Lara Kolturi pjesë e “Top 10” duke përfaqësuar Shqipërinë

Bilanc i baraspeshuar, njihuni me statistikat e Egnatia-Elbasani
Sport

Egnatia pret reagim me Dinamon, fitorja detyrim kampionësh! Mungesa dhe dilemat e Tetovës për formacionin

18/02/2026
Dështimi i transferimit të Uzunit te Trabzonspor, flet drejtori sportiv i Austin

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E frikshme/ Shihni si e ka dëmtuar qiparisi i rrëzuar këtë shtëpi në Delvinë

E frikshme/ Shihni si e ka dëmtuar qiparisi i rrëzuar këtë shtëpi në Delvinë

18/02/2026
Ktheu shtëpinë në bazë droge, arrestohet shqiptari në Itali

Ktheu shtëpinë në bazë droge, arrestohet shqiptari në Itali

18/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al