• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Jozefina Topalli pyet Bashën: Si i shtove dy vila në kohë pandemie?

06/12/2020
Jozefina Topalli: Nëse vërtet Basha kërkon të largojë Ramën, ai duhet të ikë nga PD-ja, t’i lëshojë vendin një të pakorruptuari

E rikthyer në politikën aktive në krye të partisë “Lëvizja për Ndryshim”, Jozefina Topalli flet me shqetësim për situatën ekonomike që po kalon vendi.

“Kemi gjysmën e popullsisë që jeton në varfëri ekstreme, ka shkuar në 40%”.

Ndryshe nga kryeministri Rama, ajo sheh një panoramë edhe më të zymtë për atë që i prêt shqiptarët vitin e ardhshëm, kur i referohet buxhetit për vitin 2021.

“E çon borxhin në 90%. Ky është buxhet elektoral, i qëndron larg problemeve dhe presionit të jetës ekonomike në tërësi dhe të halleve familjare në veçanti”.

Fatura shtesë në portofolin e familjeve shqiptare sipas kryetares së “Lëvizjes për Ndryshim” vjen edhe për shkak të koncesioneve që kapin vlerën e 144 milionë Dollarëve të parashikuara nga qeveria në librin e financave.

“Aq sa parashikohet për rritjen e rrogave dhe njerëzit në nevojë shifra për këtë zë është e barabartë për 13 koncesione funksionale, ndaj të cilave duket se risku merret përsipër nga shteti shqiptar”.

Thotë se nuk është kundër koncesioneve, por dënon ashpër paligjshmërinë që sipas saj Kryeministri Rama e ka ngritur në sistem në dy mandate qeverisëse.

“Çdo kapërcim në një shoqëri me 43% varfëri është mungesë papërgjegjshmërie, që këto e kanë kthyer buxhetin në një minë me sahat”. Nuk kursen as Lulzim Bashën duke e cilësuar selektiv opozitarizmin e tij me koncesionet.

“Opozita duhet të fliste me emra, po ike nga emrat dhe bën seleksionim tek oligarkët jë i pabesueshëm dhe njerëzit kanë të drejtë të pyesin si i shton ti dy vila në kohë pandemie.”

Teksa bën fajtore Kryeministrin Rama dhe të majtën ndër vite për mosmenaxhim të situatës së pandemisë, jo pak kritike është edhe ndaj qeverisjes së djathtë , për të cilën thotë se nuk investoi sa duhet në shëndetësi dhe arsim.

“Ne jemi këtu se nuk është menaxhuar gjatë viteve në mënyre korrekte e ligjore, këto janë fatura që në moment të caktuar ti kupton sesa pak i përgjegjshëm ke qenë në trajtimin e këtyre fushave.”

Raportin e FMN-në e sheh si konfirmim të realitetit të financave shqiptare në përballimin e situatës së pandemisë për shtresat në nevojë, që e rendit Shqipërinë në vendin me paketat më të ulta në rajon.

Related Posts

Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Tepelenë, një i dëmtuar lehtë

10/03/2026
Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor
Kryesore

Sherr mes shoferëve në aksin Levan-Tepelenë, 38-vjeçari shpallet në kërkim

10/03/2026
Përmetari bën “të fortin” me policinë në Gjirokastër, nuk i ndalon në rrugë sepse transportonte klandestinë, shpallet në kërkim
Kryesore

I gjejnë kanabis me vete, arrestohet i riu nga Asim Zeneli

10/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Gjirokastër, i riu shpallet në kërkim, mashtroi një person se do t’i blinte makinën dhe u largua

10/03/2026
Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut
Kryesore

Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut

10/03/2026
Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh
Kryesore

Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dinamo sfidon Vllazninë në Kupë, Pinari: I kemi mundësitë

Dinamo sfidon Vllazninë në Kupë, Pinari: I kemi mundësitë

10/03/2026
“Ronaldo është idhulli im”, aktorja amerikane zgjedh… CR7-ën

“Ronaldo është idhulli im”, aktorja amerikane zgjedh… CR7-ën

10/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al