• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Juri e larmishme racore në gjyqin për vdekjen e afro-amerikanit George Floyd

27/03/2021
Juri e larmishme racore në gjyqin për vdekjen e afro-amerikanit George Floyd

Një juri e larmishme racore në Mineapolis të Shteteve të Bashkuara do të vendos për fatin e një ish-polici në gjyqin për vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd që fillon të hënën. Pamjet filmike të incidentit tregojnë ish-oficerin e policisë Derek Chauvin duke mbajtur gjurin në qafën e afrikano-amerikanit Floyd për gati tetë minuta. Ngjarja shkaktoi protesta në të gjithë botën dhe gjyqi pritet të ndiqet me vëmendje. Anëtarët e jurisë do të vendosin mbi fajësinë ose pafajësinë e policit Derek Chauvin lidhur me akuzat për vrasje.
Vdekja e afrikano-amerikanit George Floyd në maj të vitit të kaluar shkaktoi protesta të mëdha në shumë qytete amerikane dhe qindra qytete në vende të ndryshme të botës.

“Ne e pamë se si ai vdiq. Njerëzit panë në video, të transmetuar në mediat sociale, një njeri që po vdiste dhe kjo tërhoqi vëmendjen e botës në lidhje me dhunën policore ndaj afrikano-amerikanëve”, thotë Andra Gillespie nga Universiteti Emory.
Gjyqi ka të bëjë me vdekjen e një njeriu dhe fajësinë ose pafajësinë e një tjetri. Por, një analist tjetër thotë se ai ngre pyetje më thelbësore.
“Sa demokraci ka në këtë vend? Si vlerësohen afrikano-amerikanët? Dhe një pyetje më thelbësore është se a është e rëndësishme jeta e afrikano-amerikanëve?”, thotë Steve Phillips, drejtues i emisionit Demokracia me Ngjyra.
Ai thotë se shumë shpesh policia keqtrajton afrikano-amerikanët, pa u ndëshkuar. Mbrojtja shpreson të argumentojë se përdorimi i drogës nga George Floyd kontribuoi në vdekjen e tij. Por gjyqi pritet të theksojë rastet e afrikano-amerikanëve të tjerë që kanë vdekur në duart e policisë, thotë Andra Gillespie, studiuese e çështjeve racore dhe mobilizimit politik.
“Kjo nënvizon protestat në rritje që nga viti 2014, të nxitura nga vdekjet e afrikano-amerikanëve Michael Brown dhe Eric Garner, që janë një thirrje për të tërhequr vëmendjen tek ndikimi i thellë psikologjik i këtyre incidenteve“, thotë ajo.
Prokurori i Përgjithshëm i Minesotës, Keith Ellison e ka një qëndrim të fortë për këtë çështje dhe po punon që drejtësia të triumfojë. Phillips thotë se politikanët duhet të trajtojnë çështjet e pabarazisë dhe veprimet e policisë që janë thelbësore në këtë rast.
“Pavarësisht nga rezultati përfundimtar i kësaj çështje, miratimi nga udhëheqja politike i reformave të mirëfillta politike do të ketë një rëndësi të madhe”, thotë zoti Phillips.
Në fillim të këtij muaji, zyrtarët e qytetit të Mineapolisit miratuan një dëmshpërblimi prej 27 milionë dollarësh për familjen e afrikano-amerikanit George Floyd, pas një padie civile të ngritur nga familja e tij kundër qytetit. Tani çështja do të trajtohet nga një gjykatë penale, ndërsa një qytet dhe një vend i tensionuar pret vendimin e gjyqit që pritet të zgjasë dy deri në katër javë.  /VOA

Related Posts

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025
2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur
Lajme

2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Konfirmohet banori i parë i Big Brother VIP 5, moderatori: Shihemi në shtëpi

Konfirmohet banori i parë i Big Brother VIP 5, moderatori: Shihemi në shtëpi

19/12/2025
“Dark” shpallet nga fansat si seriali më i mirë i Netflix

“Dark” shpallet nga fansat si seriali më i mirë i Netflix

19/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al