• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Juve – Milan, Pioli për Champions-in dhe për të thyer ‘mallkimin’ 25-vjeçar

08/05/2021
Juve – Milan, Pioli për Champions-in dhe për të thyer ‘mallkimin’ 25-vjeçar

Nëse do të kishim një DeLorean, do të ktheheshim atje, në vjeshtën e vitit 1996, në ato dhjetë minuta që askush prej nesh nuk i mban mend (mbase). Pirlo dhe Pioli në fushë, si kundërshtarë, hera e parë dhe e vetme që u përballën me njëri-tjetrin si lojtarë. 17-vjeçari i talentuar kundër mbrojtësit në fund të karrierës së tij. Brescia-Padova, Serie B, stadiumi “Rigamonti”, më 24 nëntor. Nga njëra anë, Doni, mister Reja dhe Filippini; nga ana tjetër Beppe Materazzi, Cristiano Lucarelli dhe Castellazzi.
Pastaj Andrea dhe Stefano, dhjetë minuta kundër, sepse i pari zëvendësoi Donin dhe u vendos si trekuartist, duke fituar 3-1. Fillimi i një historie, por edhe i një tabuje që zgjat prej 25 vitesh, sepse Pioli nuk e ka mposhtur kurrë Pirlon; as si lojtar dhe as si trajner. Nesër do të takohen për herë të dytë si kundërshtarë në stol. Për ta shtuar antagonizmin, është një top-ndeshjeje që vlen kualifikimin në Champions. Pra, kush humbet del nga kjo lloj gare…
FILLIMI I TABUSË – Bilanci i Pioli nuk është me fat: 9 ndeshje ndaj Pirlos si lojtarë, 8 humbje dhe 1 barazim (Bologna, 1-1, më 2012). Ndeshja e parë midis trajnerit Stefano dhe futbollistit Andrea ishte 15 vjet më parë, Parma-Milan 0-2. Humbje pa justifikime, me golat e Seedorf dhe Kakà. Përballja e dytë arrin disa muaj më vonë dhe është edhe më e qartë, 0-3 në “San Siro”. Pioli do të shfajësohej pas atij nokauti kundër Romës (në vend të tij, Ranieri). Në vitin 2010 nënshkruan me Chievo, por e para kundër Pirlos shkon si ato të mëparshmet (3-1). Andrea nuk do të jetë në fushë, në ndeshjen e kthimit. Sfidat me Milanin përfundojnë këtu.
EDHE ME JUVE – Me “Zonjën e Vjetër”, Pirlo nuk është më keq. Pesë humbje midis Bologna (2) dhe Lazio (3), përfshirë finalen e Kupës së Italisë 2015, në stolin e bardhekaltërve. E para në karrierën e trajnerit aktual të kuqezinjve. Radu shënon 1-0 pas 4 minutash, Chiellini barazon dhe Matri e dërgon trofeun në Torino, me një “blic” në kohën shtesë. Në mes, megjithatë, ajo shtyllë e dyfishtë e goditur nga Djordjevic nga distanca, dhe në 1-1. Manifesti i fatit të keq. Pra, bilanci thotë vetëm një barazim me Pirlon në fushë, me Bologna më 2012 (1-1).
Nën titullin “misteri kundër misterit” ka vetëm një precedent, ndeshja e parë e fituar nga bardhezinjtë (1-3) në “San Siro”. Dhe kundër Juves, Pioli ka fituar vetëm një herë në 22 ndeshje (16 humbje, 5 barazime; 8 pikë të fituara). Le të kujtojmë edhe “pokerin” e fiksuar nga Sarri në sezonin e kaluar (4-2). E nesrmja është ndeshje që vlen një vend në Champions; por për Piolin ekziston një tabu për t’u prishur, ndoshta duke menduar përsëri atë ndeshje të 25 viteve më parë…

Related Posts

VIDEO/ Arsenali tregohet i madh në Champions, eleminon Atleticon dhe shkon në finale
Sport

VIDEO/ Arsenali tregohet i madh në Champions, eleminon Atleticon dhe shkon në finale

05/05/2026
VIDEO/ Arsenal dhe Atletico luajnë “shah”, anglezët shënojnë në fund të pjesës së parë të gjysmëfinales së Champions
Sport

VIDEO/ Arsenal dhe Atletico luajnë “shah”, anglezët shënojnë në fund të pjesës së parë të gjysmëfinales së Champions

05/05/2026
Tirana-Vllaznia, një “klasike” e mbushur me rivalitet
Sport

Tirana-Vllaznia, një “klasike” e mbushur me rivalitet

05/05/2026
La Gjermaninë për Shqipërinë, tani futbollistin e piketojnë klubet e njohura kroate

Mes historisë dhe festës, Bylisi i Superiores “nxeh motorët”!
Sport

Bylisi harron Vllazninë, tani i duhet “befasia” e radhës në Superiore

05/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ish-banori i ‘Ferma VIP’: Moza Ahmeti, një e lajthitur e kohës së komunizmit

Ish-banori i ‘Ferma VIP’: Moza Ahmeti, një e lajthitur e kohës së komunizmit

05/05/2026
VIDEO/ Arsenali tregohet i madh në Champions, eleminon Atleticon dhe shkon në finale

VIDEO/ Arsenali tregohet i madh në Champions, eleminon Atleticon dhe shkon në finale

05/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al