• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Juvja mbyll merkaton, Pirlo ‘qan’ Dzekon

26/09/2020
Juvja mbyll merkaton, Pirlo ‘qan’ Dzekon

I freskët nga fitorja bindëse në debutimin si trajner bardhezi, kundër Sampdoria, Andrea Pirlo kthehet në fushë për të sfiduar Romën në Olimpico. Një ndeshje e vlefshme për javën e dytë të kampionatit (Serie A). Trajneri i Juventusit, duke folur në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes, e nis nga përgatitjet javore: “Ne kemi pasur një javë të mirë pune, më mirë se ajo e mëparshmja. Po rrisim ngarkesat dhe djemtë po punojnë mirë. Trajnimi është një emocion tjetër, sepse nuk e vendos unë formacionin, por varet nga lojtarët, që djersijnë fushën”.
Pirlo ndalet edhe tek ardhja e Alvaro Morata dhe shërimi i Paulo Dybala: Ne po prisnim qendërsulmuesin dhe ai mbërriti gjatë javës. Kishim pak kohë për të punuar me të, por në kokën time ka kohë që mendohet se si mund t’i vendosim lojtarët në kushtet më të mira. Nuk e di nëse Dybala do të jetë në Romë. Do të vendosim pasdite nëse do ta marrim me vete apo do ta lëmë këtu për të punuar. Ai është kthyer gradualisht në grup këto ditë. Rotacioni? Më duket pak e çuditshme ta zbatoj atë pas vetëm një loje, unë do të përpiqem të aktivizoj skuadrën më të mire, sipas nevojave tona taktike dhe karakteristikave të Romës.
Atyre që kritikojnë zgjedhjen për të blerë Alvaro Morata, pasi kërkuan Suarez dhe Dzeko, trajneri bardhezi iu përgjigjet duke përshkruar cilësitë e sulmuesit spanjoll: Morata është një lojtar që e njohim prej disa kohësh. Ai e sulmon thellësinë mirë, mund ta mbajë repartin i vetëm, por luan mirë edhe me të tjerët. Nuk ishte një zgjedhje e tretë. Ai është një lojtar me karakteristikat që po kërkonim. Dzeko është një lojtar i shkëlqyeshëm, mund të ishte bërë sulmues i Juves, por negociatat nuk shkuan si duhet.
Andrea Pirlo, gjithashtu, flet për situatën e mbrojtësve, aq të lidhur me merkaton, teksa më i fundit, Pellegrini, kaloi te Genoa:Ne biseduam me Pellegrini, dukej më e përshtatshme ta dërgonim të luante edhe një vit, në funksion të Kampionatit Europian. Këtu, mbase nuk do të kishte luajtur shumë ndeshje. De Sciglio? Ai është në dispozicion, si javën e kaluar. Nuk pres asgjë nga merkatoja tani. Nëse ka mundësi shumë të mira, ne do t’i vlerësojmë. Khedira? Ne po vlerësojmë me të se cila mund të jetë zgjidhja më e mirë. Shpresojmë të gjejmë një zgjidhje, që është e duhura për të dyja palët. Unë nuk e shoh Bernardeschi si një mesfushor sulmues. Unë e shoh atë si një lojtar të rrezes, të forcës, të fizikut. Këtu do të duhet të japë më të mirën e tij.

Related Posts

Kosova, femrat/ Memeti: Kemi potencial për më shumë, meritojmë mbështetje e vëmendje
Sport

Kosova, femrat/ Memeti: Kemi potencial për më shumë, meritojmë mbështetje e vëmendje

21/04/2026
PIKANTET/ Dinamo fiton edhe në pushim, tifozët braktisin finalen
Sport

Bregu vazhdon si lider i Dinamos, Malomo është lojtari më në formë

21/04/2026
Ligue 1/ PSG i përgjigjet Marseille, parizienët mundin pastër Le Havre-n dhe ngjiten në krye
Sport

Rikuperimi i mundshëm  për ndeshjen ndaj Bayern, trajneri i PSG flet për situatën e mesfushorit

21/04/2026
Mesfushori i kombëtares në limitet e perfeksionit, zgjidhet në formacionin e javës në Serie A
Sport

Mesfushori i kombëtares në limitet e perfeksionit, zgjidhet në formacionin e javës në Serie A

21/04/2026
Elbasani feston në kryeqytet, mund Partizanin, Egnatia i jep leksione Tiranës (VIDEO)
Sport

LISTA/ Zhgënjim i madh te Partizani, si do të shtrohej rruga në Europë për edicionin e ardhshëm

21/04/2026
Sulm i dhunshëm, lojtari 19-vjeçar goditet me thikë
Sport

Sulm i dhunshëm, lojtari 19-vjeçar goditet me thikë

21/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kosova, femrat/ Memeti: Kemi potencial për më shumë, meritojmë mbështetje e vëmendje

Kosova, femrat/ Memeti: Kemi potencial për më shumë, meritojmë mbështetje e vëmendje

21/04/2026
PIKANTET/ Dinamo fiton edhe në pushim, tifozët braktisin finalen

Bregu vazhdon si lider i Dinamos, Malomo është lojtari më në formë

21/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al