Një nxënëse e klasës së shtatë të shkollës “Koto Hoxhi” në Gjirokastër është vlerësuar në një konkurs të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për pikturën që kishte bërë. Markela Ligu është prezantuar me një punim ku qëndrojnë bashkë në një harmoni fantastike Ismail Kadare dhe Gjirokastra me shtëpitë karakteristike. Foto e pikturës është publikuar edhe nga ministrja e Arsimit e Sporit, Evis Kushi. Ndërkohë vlerësimet kanë ardhur edhe nga vetë familja Kadare. Bashkëshortja e tij, Helena, është shprehur e impresionuar për talentin e vajzës 13-vjeçare. Më poshtë piktura e Markelës. ©argjiroja.net