2 kg heroinë që po transportohej me këtë mikrobus të linjës Shkodër-Athinë në drejtim të shtetit fqinj është sekuestruar këtë të mërkurë nga policia kufitare e Kakavijës. Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, Alban Kapllari, 36 vjeç.
Lënda narkotike ishte ndarë në katër pako dhe ishte fshehur në frigoriferin e mikrobusit.
Ndërsa ne një tjetër aksion antidroge në Berat, policia sekuestroi 16 kg kanabis sativa dhe vuri në pranga një 58-vjeçar. Kastriot Bregu, banues në Skrapar është arrestuar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën 7 pako me kanabis, qe i kishte bere gati per shitje.