• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kalaja dhe Kisha në Labovën e Kryqit, një enigmë historike që thërret për vizitë turistët e huaj

21/06/2017
Kalaja dhe Kisha në Labovën e Kryqit, një enigmë historike që thërret për vizitë turistët e huaj

Në Labovën e Kryqit nuk gjendet vetëm Kisha e famshme e saj me themelet dhe vetë kryqin e drunjtë, që zënë fill që nga koha e templarëve që shkuan në Jeruzalem të shpëtonin thesarin e shenjtë, por në këtë fshat gjenden rrënojat e një kalaje të lashtë. Kalaja e Labovës së Kryqit, e shpallur Monument Kulture i Kategorisë së Parë në vitin 1963, ndodhet pranë fshatit. Fortifikimi është ndërtuar në një masë shkëmbore të shkëputur prej malit Bureto në perëndim të Labovës. Ky vendbanim identifikohet nga studiuesit edhe me emrin Paleokastër, pasi kodra mban këtë emër. Gjatësia mesatare e konservuar e mureve është rreth 160 m.

Në anën jugore ndodhet një kullë në formë trapezoidale, ndërsa në anën perëndimore një hyrje e përforcuar me kullë gjysmë rrethore. Brenda perimetrit të murit dallohen ndërtime shtëpish. Informacionet për kohën e ndërtimit janë sporadike, por mendohet që faza e parë e ndërtimit i përket shek. V para Krishtit. Zë një sipërfaqe 78 ha. Ndërsa kisha e Shën Mërisë është destinacioni i vërtetë i turizmit kulturor dhe historik drejt këtij fshati të largët jugor. Kisha e Labovës është një nga më të vjetrat në Shqipëri dhe dikur përmbante një relike të shenjtë, një kryq druri të larë në ar, që besohej se ishte pjesë e drurit të kryqit të kryqëzimit të Krishtit.

Atë e sollën në këtë fshat templarët që ktheheshin nga beteja e shpëtimit të varrit dhe relikeve të mbetura nga Jezusi. Dihen rrugët që ndoqën shpëtimtarët duke u nisur nga veriu i Evropës drejt Jeruzalemit. Njëra prej rrugëve tokësore kalonte përmes Shqipërisë dhe dilte në portet e Greqisë së Jugut, e pastaj vozisnin drejt Jeruzalemit. Po kjo ishte dhe rruga e kthimit. Këtu zë fill edhe legjenda e Kryqit të famshëm.

Njihet gjithashtu si një prej 40 kishave të para, të ndërtuara në të gjithë botën.

Rruga e sotme drejt jugut dhe kufirit me Greqinë është mbishtresëzim i rrugës së vjetër romake. Një rrugë që kalon pranë Gjirokastrës dhe Labovës.

Sot për të shkuar atje, pasi kalon Gjirokastrën, kthehesh majtas për në Libohovë, Suhë dhe vazhdohet për në Libohovë.

Ushtari që e mbarti deri këtu nuk dihej nëse ishte vendali apo i ardhur nga veriu i Europës dhe po kthehej në vendlindje. Vdiq në Labovë apo ja grabitën drurin e shëmjtë edhe kjo nuk dihet, por dihet që kryqi u grabit në vitet ’90 dhe nuk është gjetur akoma.

Turistë të shumtë nga bota udhëtojnë drejt këtij fshati që të shuajnë kureshtjen dhe të besojnë të vërtetën.

Kryqi i shenjtë ka bërë kurioz edhe botën akademike.

Historianë e gjuhëtarë, arkeologë e hulumtues relikesh të vjetra vërtiten rreth kësaj kishe në kërkim të së vërtetës. Një rrugë e mirë, e asfaltuar kohët e fundit ka shtuar më tepër vizitorët vendas e të huaj drejt këtij fshati. Pa tjetër që kështjella dhe Kisha e Labovës duhet të kenë një lidhje mës tyre. Ku ka pas kështjellë ka pasur dhe një kishë. Kjo është stina kur turistët e shumtë udhëtojnë drejt Labovës. I gjithë udhëtimi merr rreth 40 minuta nga Gjirokastra./ata

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Luiz Ejlli kujton të atin në vigjilje të Krishtlindjeve: Malli për ty s’plaket kurrë!

Luiz Ejlli kujton të atin në vigjilje të Krishtlindjeve: Malli për ty s’plaket kurrë!

24/12/2025
Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al