• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kalë Troje apo gomar Himare!

28/08/2023
Kalë Troje apo gomar Himare!

Nga Dritan Hila

Nëse çështja Beleri do kishte ndodhur 20 vjet më parë, Tirana do t’i kishte pisk punët. Gjashtëqind mijë shqiptarë në Greqi, një Greqi e autorizuar të mbikëqyrte Ballkanin, një Ballkan i dalë nga komunizmi i leqendisur, një Shqipëri e varur nga ndihmat e BE dhe një BE ku zëri i Greqisë buçiste, ishin që të gjitha kushtet që t’i bënte rreshtore Shqipërisë.

Por ndërkohë nga ata gjashtëqind mijë kanë mbetur në Greqi më pak se 300, dhe ata janë të ingranuar me biznese. Pa ata shqiptarë, Greqia do futej në krizë për punëtorë dhe ushtarë në kufi me Turqinë. Kriza e 2009-ës i tregoi Evropës se grekët ishin po ata ballkanas si fqinjët, që më kollaj e kishin të vidhnin se të punonin.

E ndërkohë shqiptarët nuk janë më të dikurshmit. Emigracioni shqiptar është zhvendosur në Itali, Gjermani dhe SHBA. Shqipëria është fuqizuar ekonomikisht. Në rajon ajo ka ringjallur një aleancë të ngushtë politiko-ushtarake me Turqinë e cila është një lojtar me peshë botërore dhe të dy bashkë janë anëtarë të NATO-s. Ardhja e Melonit në fuqi ka ringjallur interesin italian për Shqipërinë dhe të rishikojë edhe njëherë pozicionin e saj në Mesdhe. Meloni nuk ngjan se ka kurs përplasjeje me SHBA e as me Francën, por natyrisht që nuk ndruhet të futet në jugun e Shqipërisë, sot me turistë dhe nesër akoma më shumë ekonomikisht dhe kulturalisht, ekspansion që Greqia nuk ka takat ta ndalojë. Dhe për më tepër, Shqipëria nuk është më lypësi fukara tek dera e BE por një kandidat që tashmë e ka me dy mendje leverdinë që të jetë pjesë e këtij komuniteti.

Ndaj kërcënimet greke për pengesa në këtë rrugëtimin tonë drejt BE nuk është se ngjallin ndjeshmëri. Prerja e ndihmave nga BE për të cilat kërcënon Athina, që me thënë të vërtetën as janë para të Greqisë e as është se e pyesin shumë, nuk e kalojnë shifrën 100 milionë, ndërkohë që vetëm remitancat e emigrantëve dhe çunave shqiptarë në të bardhë dhe të zezë i afrohen 3 miliardëve.

Ndryshe do të ishte puna nëse Greqia do të fliste për korrupsionin në Tiranë; transparencën në qeverisje; shpërdorimet e fondeve të BE-së. Këto do ishin tema që do të gjenin veshë të ndjeshëm në Shqipëri dhe Bruksel. Por të trajtosh rastin Beleri si standard, kjo nxit akoma më shumë nacionalizmin e fshehur të shqiptarëve duke i bashkuar rreth Ramës dhe rikujton evropianëve se Greqia ka mbetur akoma në skutat e historive ballkanase.

Nuk e ndihmon dot Greqinë as opozita shqiptare. Gara e dikurshme që bëhej se kush nga partitë shqiptare do të jepte pazarin më të ulët për t’u shitur në Athinë ka marrë fund pasi Berisha nuk është më faktor dhe në përgjithësi opozita është e shpartalluar. Rama i ka duart e lira dhe shpinën e mbrojtur.

Mbledhja e Selanikut ishte një karikaturë e asaj çfarë Micotaqis do të donte të ishte dhe për të cilën e inicioi. Mungesa e Shqipërisë ishte një penalizim për vetë samitin sesa për Shqipërinë. Prania e Albin Kurtit nuk e ka kurrë rëndësinë e Shqipërisë në tryezë, pasi është Tirana ajo që përfaqëson botën shqiptare dhe jo Kurti. Prania e Von Der Leyen nuk është se entuziazmoi njeri përveçse iu rikujtoi shqiptarëve se kjo është ajo gruaja që Erdogani e la pa karrige kur priti drejtuesit e BE në Ankara. Kurse Greqia me iniciativa të tilla, në vend se të konfirmojë lidershipin e saj në Ballkan, vetëm sa tregoi dobësinë e saj dhe më shumë sesa një takim evropianistësh ishte një mbledhje nacionalistësh ballkanas të vonuar si Micotaqis, Vuçiç apo Kurti.

Greqia do vazhdojë të mbetet një faktor në Ballkan por jo e tillë që për hatër të saj të djegin Ballkanin. Aq më pak për Fredi Belerin. Janë kohët kur me luftën në Ukrainë askush nuk ia ka ngenë gërricjeve ballkanike. Bota nuk është më një kënd i Mesdheut ku lufta botërore ishte ajo e Trojës. Ndaj dhe Fredi nuk është Hektori i Trojës por ditëziu i Himarës./dritare.net

Related Posts

Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Tragjedia në Durrës, pezullohen drejtuesit e policisë, nisin hetimet

04/05/2026
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në aksin Këlcyrë-Përmet, plagoset një grua

04/05/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

I dehur në timon, arrestohet shoferi në Gjirokastër

04/05/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet

29/04/2026
Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

29/04/2026
Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Kryesore

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Roma nuk fal, goleadë ndaj Fiorentinës në Serie A

Roma nuk fal, goleadë ndaj Fiorentinës në Serie A

04/05/2026
VIDEO/ Ka veshur 8 herë fanellën e Shqipërisë U-21, sulmuesi 28-vjeçar shkëlqen me gol dhe asist kundër… Mario Balotelit

VIDEO/ Ka veshur 8 herë fanellën e Shqipërisë U-21, sulmuesi 28-vjeçar shkëlqen me gol dhe asist kundër… Mario Balotelit

04/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al