Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka kërkuar falje publike, pasi shkeli Kodin Rrugor pak ditë më parë, teksa kaloi nëpër rrugët e kryeqytetit me semafor të kuq. Në një postim në ‘Instagram’, Vejsiu shprehet se si shofere mund të mos jetë aq e mirë, por si këngëtare e kalon klasën. Ajo tregon se mund të kishte punësuar shofer, por preferon ta ngasë vetë makinën teksa shton se nuk e ka aspak problem të kërkojë falje publike kur bën gabime. Vejsiu kaloi me semafor të kuq pak ditë më parë teksa po bënte video në rrjetet sociale, por kur e kuptoi gabimin, e fshiu.
View this post on Instagram