Milionerja më e re në Britaninë e Madhe ka treguar së fundmi se fati nuk ka qenë me të kohëve të fundit, kjo për shkak sepse nuk ka gjetur një të dashur. 23-vjeçarja Jane Park ka treguar se ka pothuajse 1 vit pa kryer marrëdhënie seksuale, që prej kohës kur u nda me ish-futbollistin Jordan Piggot.
Në një postim në Instagram, 23-vjeçarja shkruante: Dita e 362 pa seks. Dola jashtë dhe vrapova me shapka vetëm të kujtoja se çfarë zhurme kishin.”
Në përpjekje për të gjetur një partner, Jane krijoi vitin e shkuar një faqe interneti ku të “interesuarit” mund të aplikonin. Për personin e zgjedhur, milionerja e re e Britanisë do të ofronte 80 mijë euro.