Një aksident rrugor me pasojë humbjen e jetës është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Dhëmblan–Tepelenë”.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 20:55, në vendin e quajtur “Ura e përroit”, në fshatin Salari, një automjet tip kamioçinë, që drejtohej nga shtetasi Arjan Çela, rreth 50 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.










