• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqipëria prodhon më pak mbeturina se BE dhe fqinjët, por vuan më shumë nga ndotja

31/03/2026
Shqipëria prodhon më pak mbeturina se BE dhe fqinjët, por vuan më shumë nga ndotja

Në vitin 2024, Shqipëria gjeneroi mbetje urbane 322 kilogramë për frymë, shumë më poshtë se mesatarja e BE-së prej 517 kilogramësh. Mirëpo gjatë dekadës së fundit, mbetjet për frymë në vend kanë pësuar rënie të ndjeshme referojnë të dhënat e Eurostat.

Ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian ka shënuar një rritje të lehtë ndërmjet 2014-2024 duke arritur në 513 kg për frymë në vitin 2024, Shqipëria ka pësuar rënie nga 425 kilogramë për frymë në 2014 në 322 kg në vitin 2024.

Pavarësisht se vendi ynë prodhon mbetje për frymë më pak se BE dhe Rajoni, vuan nga nivelet e larta të ndotjes dhe mangësi të grumbullimit dhe menaxhimit të mbetjeve.

Të dhëna të brendshme tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e rënies lidhet me standardizimin e mbledhjes së të dhënave. Që nga viti 2020, INSTAT ka kaluar në një sistem mbledhjeje elektronike të të dhënave nga bashkitë, duke u përpjekur të ndajë mbetjet urbane familjare nga ato industriale apo të ndërtimit. Kjo ka sjellë një pasqyrim më të saktë të asaj që konsiderohet, mbetje urbane për frymë, duke eliminuar shifrat e fryra që dikur mund të përfshinin mbetje të tjera jo-urbane.

Llogaritja e mbetjeve për banor varet drejtpërdrejt nga numri i popullsisë rezidente. Shqipëria ka pësuar një tkurrje të popullsisë, veçanërisht të moshave të reja që janë konsumatorët më aktivë. Në vitin 2014 statistikat zyrtare tregojnë se popullsia e vendit ishte mbi 2.8 milionë banorë ndërsa në vitin 2024 vetëm 2.4 milionë.

Por gjithashtu Shqipëria mbetet ndër vendet me konsumin individual për frymë më të ulët në Evropë rreth 41% e mesatares së BE-së. Ky nivel i ulët i mirëqenies ekonomike përkthehet natyrshëm në më pak mbetje të gjeneruara për frymë krahasuar me vende si Austria apo Danimarka.

Rënia relative pasqyron edhe vështirësitë e familjeve për të mbajtur nivele të larta konsumi përballë rritjes së çmimeve, duke prodhuar kështu më pak mbetje paketimi apo ushqimore.

Ky trend rënës e vendos vendin tonë në një pozitë ndryshe sesa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor si Mali i Zi apo Serbia, të cilat kanë shënuar rritje të sasisë së mbetjeve gjatë së njëjtës periudhë. Mali i Zi, për shembull, udhëheq rajonin me një sasi që i afrohet 600 kg për frymë, duke tejkaluar edhe shumë shtete anëtare të BE-së.

Në panoramën e përgjithshme evropiane, vihet re se vendet me ekonomi më të zhvilluara si Austria, Danimarka dhe Belgjika vijojnë të gjenerojnë sasitë më të larta të mbetjeve, shpesh duke kaluar pragun prej 700 kg për person. Megjithatë nivelet e ulëta në vendet në zhvillim mund të reflektojnë edhe sfidat në raportimin e plotë të të dhënave apo grumbullimin e mbetjeve në të gjithë territorin. /Monitor

Related Posts

Humb jetën i paraburgosuri në Vlorë (Emri)
Kryesore

Humb jetën i paraburgosuri në Vlorë (Emri)

16/07/2026
Harta e re territoriale, PS paraqet zyrtarisht 4 variante për reformën (VIDEO)
Kryesore

Harta e re territoriale, PS paraqet zyrtarisht 4 variante për reformën (VIDEO)

15/07/2026
Drejtoresha e Kadastrës rrëzon kreun e KLSH: S’ka pengesë për auditim, pretendimet janë të pavërteta
Kryesore

Drejtoresha e Kadastrës rrëzon kreun e KLSH: S’ka pengesë për auditim, pretendimet janë të pavërteta

15/07/2026
30 mijë leje qëndrim në tre vjet, Gjermania po bëhet parajsa e re e shqiptarëve
Lajme

Shifrat tronditëse: 1.8 milionë më shumë u larguan sesa u kthyen në Shqipëri që nga 1990

15/07/2026
Flet gruaja e serbit që “u thith” nga ajri në avionin e Ryanair: Na ndihmoi shumë një shqiptar!
Lajme

Flet gruaja e serbit që “u thith” nga ajri në avionin e Ryanair: Na ndihmoi shumë një shqiptar!

15/07/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Rritet sërish çmimi i naftës, shkon drejt 200 lekë/litri

15/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Humb jetën i paraburgosuri në Vlorë (Emri)

Humb jetën i paraburgosuri në Vlorë (Emri)

16/07/2026
VIDEO/ Argjentina kompleton përmbysjen e madhe, fiton ndaj Anglisë dhe sfidon Spanjën në finalen e Botërorit

VIDEO/ Argjentina kompleton përmbysjen e madhe, fiton ndaj Anglisë dhe sfidon Spanjën në finalen e Botërorit

15/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al