• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kampionët e Egnatias thyejnë tabunë ndaj bluve, tashmë synojnë Partizanin

16/12/2025
Miqësorja e dytë, kampionët e Shqipërisë zbresin sot në fushë kundër bullgarëve të CSKA 1948

Fitorja ndaj Dinamos në transfertë theu më në fund tabunë e këtij sezoni për Egnatian, e cila arriti të mposhtë një prej rivalëve direktë të “Final 4”, diçka që nuk kishte ndodhur asnjëherë deri më tani. Një ngërç i fortë moral u kalua me sukses dhe tashmë rrogozhinasit kanë mundësinë reale të “gjuajnë” vendin e parë, aty ku aktualisht i paraprin Elbasani me vetëm një pikë më shumë.

Pas kalimit me sukses të testit të vështirë në kryeqytet, në Rrogozhinë tani janë plotësisht të fokusuar te ndeshja e radhës në shtëpi, ajo ndaj një tjetër kryeqytetaseje, Partizanit, që vjen pas një ecurie pozitive në javët e fundit. Sakaq, në kampin e kampionëve duan të mos ulin aspak ritmin dhe të koleksionojnë tri pikët e radhës, për të mbajtur presionin maksimal mbi rivalët direktë për kreun. Në këto 16 javë kampionat vihet re një balancë interesante në paraqitjet e skuadrës së drejtuar nga Edlir Tetova, sa i përket ndeshjeve në shtëpi dhe atyre në transfertë, madje me një dominim të lehtë jashtë fushe. Ky është një tregues i qartë se Egnatia po ecën në rrugën e duhur për të tentuar realizimin e “tris”-it historik, duke konfirmuar statusin e saj si skuadër kampione.

NDESHJET PRITËSE

Egnatia është një nga ekipet që ndeshjet në shtëpinë e saj nuk i ka pasur armën më të fortë këtë sezon. Kjo duket edhe nga statistikat, pasi bardhëjeshilët renditen të katërtit mes rivalëve direktë në këtë aspekt.

Ata janë pas Vllaznisë dhe Elbasanit, ndërsa kanë pikë të barabarta me Dinamon, me nga 15 pikë të grumbulluara në “Arena Egnatia”. Bilanci i tyre përfshin katër fitore, tre barazime dhe një humbje, pikërisht ajo ndaj Flamurtarit. Megjithatë, pavarësisht se shtëpia nuk ka qenë fortesa më e pathyeshme, në kampin kampion janë të vendosur të mos bëjnë asnjë hap fals këtë javë ndaj Partizanit, duke synuar me çdo kusht tri pikët.

NDESHJET UDHËTUESE

Një panoramë krejtësisht tjetër paraqitet në ndeshjet jashtë fushe. Pikërisht aty ku rrogozhinasit bëjnë diferencën dhe tregojnë vlerat e një skuadre kampione. Egnatia mban vendin e parë në klasifikimin e ndeshjeve si udhëtuese, ku në tetë javë ka grumbulluar 16 pikë. Bilanci është pesë fitore, një barazim dhe dy humbje. Ata lënë pas Elbasanin me një pikë më pak, ndërsa rivalët e tjerë janë ndjeshëm më mbrapa. Me pak fjalë, ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova shfaqet më i fortë jashtë fushe, duke numëruar madje një pikë më shumë sesa në ndeshjet në shtëpi, çka e bën Egnatian një pretendente serioze për çdo objektiv këtë sezon.

Related Posts

Kontaktoi me Presidentin e PSG para gjysmëfinales së Champions, nis hetimi për arbitrin portugez
Sport

Kontaktoi me Presidentin e PSG para gjysmëfinales së Champions, nis hetimi për arbitrin portugez

08/05/2026
VIDEO/ Kualifikime me përmbysje, Freiburg dhe Aston Villa në finale të Europa League
Sport

VIDEO/ Kualifikime me përmbysje, Freiburg dhe Aston Villa në finale të Europa League

07/05/2026
PIKANTET/ Dinamo fiton edhe në pushim, tifozët braktisin finalen
Sport

Dinamo siguron vendin e katërt, iu “dhuron” Europën rivalëve

07/05/2026
VIDEO/ Nuk preferohet nga Sylvinho, Seferi takohet me golin në Turqi
Sport

VIDEO/ Gol me peshë në ndeshjen për ngjitjen në elitë, Seferi lë gjurmë në Turqi

07/05/2026
“As unë s’do paguaja aq shumë”, Trump për çmimin e biletave të Botërorit
Sport

“As unë s’do paguaja aq shumë”, Trump për çmimin e biletave të Botërorit

07/05/2026
Vllaznia nuk arrin të shkëputet nga Elbasani, vetëm një ndryshim në katërshen e fundit të tabelës! Ja renditja e Superiores pas javës së 12-të
Sport

Vllaznia në krizë në momentin vendimtar, mbledhje urgjente te kuqeblutë pas disfatës me Tiranën

07/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kontaktoi me Presidentin e PSG para gjysmëfinales së Champions, nis hetimi për arbitrin portugez

Kontaktoi me Presidentin e PSG para gjysmëfinales së Champions, nis hetimi për arbitrin portugez

08/05/2026
VIDEO/ Kualifikime me përmbysje, Freiburg dhe Aston Villa në finale të Europa League

VIDEO/ Kualifikime me përmbysje, Freiburg dhe Aston Villa në finale të Europa League

07/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al