• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kandidati demokrat Biden merr Arizonën, konsolidon fitoren

13/11/2020
Kandidati demokrat Biden merr Arizonën, konsolidon fitoren

Presidenti i zgjedhur Joe Biden konsolidoi fitoren e tij në zgjedhje duke marrë të enjten vonë shtetin fushëbetejë të Arizonës. Megjithatë procesi i tranzicionit të administratave mbetet i bllokuar pasi Presidenti Donald Trump refuzon të pranojë humbjen. Numërimi i votave në Arizona zgjati më shumë se një javë. Zoti Biden bëhet kandidati i dytë demokrat për president në shtatë dekada që fiton në këtë shtet tradicionalisht republikan. Fitorja e zotit Biden në Arizona i jep atij 290 vota elektorale në Kolegjin Zgjedhor, i cili në SHBA përcakton fituesin. Ai kishte kaluar tashmë pragun e 270 votave të nevojshme të Kolegjit Elektoral, për të fituar zgjedhjet. Të 11 votat shtesë të Arizonës e bëjnë edhe më të vështirë çdo sfidë të paraqitur nga Presidenti Trump për të përmbysur rezultatin e përgjithshëm.
Biden gjithashtu ka një epërsi prej më shumë se 14,000 votash në shtetin Xhorxhias, ku numërimi është në fazat e fundit dhe ku është gati e sigurt se rezultati i përgjithshëm do të qëndrojë në favor të kandidatit demokrat megjithë një rinumërim e votave me dorë që fillon sot. Në shkallë vendi, zoti Biden ka fituar votën popullore me më shumë se 3.4 për qind ose 5.3 milion vota ndaj rivalit të tij. Presidenti Trump, pretendon pa paraqitur prova, se në zgjedhjet e 3 nëntorit ka patur mashtrim në shkallë të gjerë, por sfidat e tij ligjore kanë dështuar në gjykatë dhe zyrtarët shtetërorë të zgjedhjeve nuk raportojnë parregullsi serioze. Për të qëndruar në detyrë për një mandat të dytë, zotit Trump do t’i duhej të përmbyste epërsinë e rivalit të tij në të paktën tre shtete, por në asnjërin prej tyre nuk ka paraqitur prova që të mund ta arrijë këtë./VOA/

Related Posts

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë

17/07/2026
Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Kryesore

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026
Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis
Kryesore

Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis

02/07/2026
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Lajme

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

29/06/2026
Kryetari i bashkisë nxjerr zorrën dhe lag protestuesit që i kishin shkuar poshtë zyrës (VIDEO)
Pikante

Kryetari i bashkisë nxjerr zorrën dhe lag protestuesit që i kishin shkuar poshtë zyrës (VIDEO)

29/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FIFA “kopjon” NBA, skuadra kampione do të marrë edhe…unazën e kampionit

FIFA “kopjon” NBA, skuadra kampione do të marrë edhe…unazën e kampionit

17/07/2026
Inter “all-in” për Djed Spence, Tottenham bën bllokadë, londinezët kërkojnë 45 mln euro

Inter “all-in” për Djed Spence, Tottenham bën bllokadë, londinezët kërkojnë 45 mln euro

17/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al