• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kandidati i Berishës tregon programin për Gjirokastrën: Do mbjell 500 pemë në Virua, 20% e të punësuarve në bashki do jenë nga njerëzit në nevojë, transport falas për pensionistët dhe fëmijët

18/04/2023
Kandidati i Berishës tregon programin për Gjirokastrën: Do mbjell 500 pemë në Virua, 20% e të punësuarve në bashki do jenë nga njerëzit në nevojë, transport falas për pensionistët dhe fëmijët

Nga Dorjan Lani

Përshëndetje të nderuar banorë të Bashkisë Gjirokastër. Më poshtë po ju paraqes programin “sintetik” (të shkurtuar) për Bashkinë pas datës 14 maj. Vizioni im për menaxhimin e qytetit të Gjirokastrës në katër vitet e ardhshme, do të bazohet në katër shtylla kryesore:

✅ Vëmendje te rinia, ku nevojiten qasje të reja drejt investimeve në kulturë, kreativitet dhe duke u fokusuar te punësimi i të rinjve.
✅ Punësimi, si një vizion sistemik që mund të gjenerojë zgjidhje inovative dhe efikase.
✅ Alternativa inovative, ku nuk mjafton të ripopullojmë zonën, nevojitet një përfshirje civile e të gjithëve.
✅ Qyteti në duart tuaja, reduktimi i taksave, tatimeve dhe tarifave lokale, duke u bazuar te principet e djathta dhe ku paratë më mirë t´i menaxhojë qytetari dhe biznesi, sesa Bashkia. MË KONKRETISHT:
✅ Ekonomia dhe Financa
– Reduktim i të gjithë taksave lokale me 30%
– Reduktim i tarifës së Pastrimit dhe Gjelbërimit me 50%
– Reduktimi i tarifës së Zënies së Hapësirave Publike me 50%
– Reduktimi i shpenzimeve Operative me 25%
– Reduktimi i shpenzimeve për Udhëtime me 25%
– Reformë strukturore me qëllim rritjen e efiçensës.
✅ Turizmi
– Promovimi i brandit “Gjirokastra” me qëllim rritjen e fluksit turistik.
– Programi digjital “Explore Gjirokastra” në funksion 100 % të promovimit gjithëpërfshirës të gjithçkaje që ofron Kurora e bukur e Gjirokastrës dhe jo vetëm.
– Krijimin e ofertës turistike dhe diversifikimin e saj duke ndërthurur turizmin kulturor me atë kulinar, të aventurës dhe ekoturizmit.
– Vendosjen në punë të aeroportit të Gjirokastrës për fluturime sportive dhe turizëm aeronautik.
– Rritje e buxhetit të Bashkisë për Artin dhe Trashëgiminë kulturore
– Rivlerësimin e prioriteteve kulturore të qytetit duke pasur në fokus zejtarinë, muzeun, rininë.
✅ Bujqësia dhe Blegtoria
– Krijimi i një zyre këshillimi për përfitimin e fondeve nga skemat mbështetëse për Bujqësinë dhe Blegtorinë.
– Mbështetje financiare për çertifikimin e produkteve bio.
– Mbështetjen financiare për krijimin e brandeve “Made in Gjirokastër” për produktet bujqësore e blegtorare.
✅ Pyjet dhe Parqet
– Promovimi i Ekoturizmit.
– Mbjellja e pemëve në çdo cep të qytetit duke krijuar oazet e gjelbërta.
– Mbjellja e të paktën pesëqind pemëve të reja në Parkun e Viroit.
– Parqe dhe kënde lojrash për fëmijët në çdo lagje të qytetit, me kryesoret, Granica, 18-Shtatori, Bashte e Teqesë, etj.
✅ Mjedisi
– Fond për mbështjen e eficiencës energjitike.
– Kërkimi i fondeve nga donatorët për ndriçimin me llamba led me panele diellore duke kursyer deri në 70% nga fatura e ndriçimit të qytetit.
✅ Pastrimi i lumit Drino.
– Përshpejtim të procesit të pastrimit të ujrave të Bardha dhe të Zeza edhe në kuadër të shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës.
✅ Arsimi
– Rritje e fondit te dedikuar për mbështetjen e nxënësve të dalluar.
– Fond të dedikuar për ndërtimin dhe modernizimin e laboratorëve të ndryshëm.
– Përmirësim i kushteve në çerdhe dhe kopshte, dhe cilësia ushqimore.
– Do ti jepet prioritet maksimal “margaritarit” që po venitet, Universitetit “Eqrem Çabej”.
✅ Shërbimet sociale
– Mbështetjen për banesa sociale për shtresat vulnerable të Gjirokastrës.
– Mbështetje financiare për blerjen e shtëpive nga
çiftet e reja në Gjirokastër.
– 20% e administratës së Bashkisë do të jetë me të punësuar nga familjet me të ardhura të ulëta dhe nga shtresa më vulnerable e qytetit.
✅ Sporti
– Rikonstruksioni i palestrave sportive të qytetit tonë
– Rikonstruksioni i pallatit të Sportit (promovimi i ekipeve për lojrat me dorë).
– Mbështetje e Ekipit të futbollit të qytetit dhe promovimi i tij, rikthimi në kategorin superiore.
✅ Transporti
– Shtimi i linjave të reja për transportin publik brenda qytetit dhe në zonat rurale.
– Mbështetje financiare për rinovimin e flotës së transportit publik në qytet.
– Shërbim falas për pensionistët dhe femijët (subvencionuar nga Bashkia).
✅ Ujësjellës Kanalizime
– Garantimin e ujit të pishëm në të gjitha Njësitë Administrative
– Fond të dedikuar për ujitjen e tokave bujqësore, vendosja në efiçencë e kanaleve vaditëse.
T’i kthejme vlerat e munguara qytetit tonë, ta bëjme të dashur dhe të projektojmë të ardhmen e fëmijëve tanë.
Voto Nr. 1️⃣ Dorjan Lani

Related Posts

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta
Kryesore

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës
Kryesore

Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës

25/08/2026
Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos
Kryesore

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

25/08/2026
Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll
Kryesore

Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll

25/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dinamo, flet Ilir Daja: Të jemi efikas, besoj shumë te Europa

Dinamo, flet Ilir Daja: Të jemi efikas, besoj shumë te Europa

26/08/2026
Egnatia sfidon Lillestrom, Dede: Jemi gati, duam kualifikimin

Egnatia sfidon Lillestrom, Dede: Jemi gati, duam kualifikimin

26/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al