• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kandidati i Nismës Thurje në Gjirokastër: Duam që pushtetarët të jenë të dobët, institucionet të forta dhe qytetarët vendimmarrës

25/03/2021
Kandidati i Nismës Thurje në Gjirokastër: Duam që pushtetarët të jenë të dobët, institucionet të forta dhe qytetarët vendimmarrës

Nga Kristaq Begzo

Të bësh biznes në Shqipëri nuk është thjesht e vështirë por është e pamundur. Barbarët e tatimeve dhe të Kadastrës janë më të rrezikshëm se ata që i kanë emëruar në ato zyra. Quhem Kristaq Begzo, lindur në Pogon të Gjirokastrës. Fryma e re qeverisëse pas diktaturës më gjeti 26 vjeç. Kisha moshën më të mirë për të punuar dhe kontribuar në vendin tim. Arsyet ekonomike më detyruan që të mos i përballoja dot vitet e tmerrshme të pas 90-tës. Firmat piramidale, lufta civile, pasiguria e jetës dhe punësimi i pagarantuar më shtyn të emigroja në shtetin fqinj të Greqisë. Pasi punova për disa vite u ktheva në vendin tim për të nisur një investim apo biznes. Hendeku i parë ishte certifikata e pronësisë. Pronën që kërkoja ta blija apo administroja e kishin në vartësi dy a tri pronarë të tjerë. Në Kadastër nuk gjeje dot zgjidhje. Provova disa herë por dështoja që pa nisur investimin, pikërisht për parregullsi të dokumentacioneve.

Përpjekjet e mia ishin të vazhdueshme por vjedhësit e xhepave të qytetarëve te veshur me poste në administrata kërkonin rryshfet në mënyrë të hapur. Nuk njihja të fortë të zonës, nuk njihja politikanë, nuk isha militant partia dhe as nuk kisha para mjaftueshëm për të mbushur xhepat e drejtuesve të tatimeve, Kadastrës apo Qendrës Kombëtare të Biznesit. Kjo dukuri ndodh edhe sot. Qindra biznese gjobiten pa të drejtë nga administrata dhe militantët që e drejtojnë atë. Një qytetar e ka të pamundur të investojë për shkak të presionit, shantazhit dhe gjobëvënies. Këtu nuk ka siguri tregu, nuk ka as mbrojtje institucionale. Institucionet janë të dobëta ndërsa drejtuesit e tyre të fortë. Kjo do të ndryshojë.

Ndaj jam bërë pjesë e Nisma Thurje, për t’i dhënë fund shantazhit dhe gjobëvënies së bizneseve. Për të ndihumar sipërmarrësit e rinjë, për të mbështetur investimet vendase dhe ato të huaja. Unë dua që tre djemtë e mi të rriten këtu më Gjirokastër, bashkë me mua dhe bashkëshorten time. Nuk mund t’ja lëmë vendin dhe ekonominë të njejtave fytyra e të njejtave parti që po sundojnë për 30 vite.

Alternativa e re krijon besueshmëri, krijon rrezik për ata të cilët e mbajnë pushtetin me forcë dhe lëkund balancat e prish pazaret politike që bëhet në sallën ku miratohen ligjet për jetën e qytetarëve. Votuesi duhet dhe do ta ketë në dorë fatin e deputetëve. Ne synojmë rikthejmë fuqinë tek qytetarët, të cilët mund të pengojmë përmes referendumeve lokale apo kombëtare çdo padrejtësi që u bëhet sot. Ne kërkojmë që përmes projektligjeve tona pushtetarët të jenë të dobët, institucionet të forta dhe qytetarët vendimmarrës në jetën dhe shoqërinë e tyre.

Related Posts

Pritet vendimi për Saimir Tahirin
Kryesore

Saimir Tahiri kërkon pafajësi, Gjykata e Lartë vendos më 10 dhjetor

29/10/2026
Paradoksi: Bota stimulon dhe subvencionon makinat elektrike, Shqipëria i takson
Kryesore

Paradoksi: Bota stimulon dhe subvencionon makinat elektrike, Shqipëria i takson

29/10/2026
Prej janarit do të paguani më shumë/ Dyfishohet taksa e makinave, 160 euro në vit për elektriket!
Kryesore

Prej janarit do të paguani më shumë/ Dyfishohet taksa e makinave, 160 euro në vit për elektriket!

29/10/2026
Të riut në Sarandë i gjenden 21 emigrantë në furgon, arrestohet nga policia. Merrte 2800 euro për person për të shkuar në Itali
Kryesore

Të riut në Sarandë i gjenden 21 emigrantë në furgon, arrestohet nga policia. Merrte 2800 euro për person për të shkuar në Itali

29/10/2026
Qeveria “zgjidh qesen”, prej janarit policëve u rritet rroga me 20 mijë lekë të reja
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen”, prej janarit policëve u rritet rroga me 20 mijë lekë të reja

29/10/2026
Kryesore

Drejtoria e Burgjeve reagon për Veliajn: Transferimi u bë për arsye sigurie, urdhri është sekret shtetëror

29/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Pritet vendimi për Saimir Tahirin

Saimir Tahiri kërkon pafajësi, Gjykata e Lartë vendos më 10 dhjetor

29/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al