• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kandidati i PS i përgjigjet kushëririt: Na bashkoni gjaku e familja, ndahemi te modeli meriton sot Libohova

21/03/2023
Kandidati i PS i përgjigjet kushëririt: Na bashkoni gjaku e familja, ndahemi te modeli meriton sot Libohova

Nga Leonard Hide

Një projekt të ri për Libohovën

Miq e bashkëqytetarë të Libohovës, Zagorisë, Labovës, Suhës, Stegopulit, Bulos, Nepravishtës e çdo fshati të bashkisë sonë, nuk ka se si ta nisim këtë rrugëtim të përbashkët pa ndarë më parë me ju arsyen përse kam marrë këtë angazhim të ri dhe përse do të kërkoj besimin tuaj në 14 maj.

Të hiqja dorë nga karriera e gjatë në Policinë e Shtetit s’ishte një vendim i lehtë për mua. Por mes vijimit të kësaj detyre që e kam ushtruar prej më shumë së dy dekadash dhe Libohovës, nuk kisha asnjë hezitim për të zgjedhur vendlindjen. Besoj se s’ka nder më të lartë për një njeri sesa t’u shërbejë njerëzve të tij; të punojë me ata që është rritur; me ata që është rrëzuar e prapë është ringritur; me ata që ka ndarë gëzime e fatkeqësi e që shpreson për një të ardhme më të mirë këtu në Libohovë.

Prandaj jam në këtë garë, dua t’u shërbej libohovitëve të mi, të mbështes këdo e të bëjmë së bashku gjithçka mundemi e kemi në dorë për njëri-tjetrin pa asnjë dallim apo paragjykim. Nuk e kam menduar asnjëherë largimin nga Libohova. Rrita këtu dy vajzat e mia dhe do të vazhdoj të punoj këtu me shpresën e besimin se më e mira për Libohovën është ende përpara, pasi shumë punë janë bërë, por edhe më shumë mbeten për t’u bërë.

Nuk do të ishte i plotë ky mesazh e as unë nuk do të dukesha i vërtetë te ju nëse do të anashkaloja një rrethanë specifike të këtyre zgjedhjeve. Përballë meje në këtë garë rastis të jetë kushëriri im, vëllai im, me të cilin na bashkon gjaku e familja që të dy e kemi të shenjtë, por në lirinë tonë të plotë na ndajnë bindjet dhe modeli që meriton sot Libohova.

Shumë prej jush me të drejtë keni hamendësimet dhe pikëpyetjet tuaja për këtë përballje të pazakontë, por të sinqertë. Unë besoj se ky është një moment kritik për fatin dhe drejtimin që do të marrë Libohova. Kjo është shumë më e rëndësishme sesa thjesht gara formale mes dy kushërinjve. Sfida jonë e përbashkët është të mbajmë Libohovën në drejtimin e duhur dhe të çojmë përpara punë të tjera e të vijojmë projektet transformuese. Kthimi mbrapsht do të ishte fatal dhe do të zhbënte gjithçka kemi arritur deri më tani.

Kjo është përgjegjësia jonë e madhe! Të mos e veçojmë e as izolojmë Libohovën në duart e të njëjtëve njerëz që e kishin më parë mundësinë dhe nuk ditën e me siguri as nuk deshën të linin gjurmë në zhvillimin e Libohovës. Partia Demokratike nuk ka asnjë program real e as projekt konkret të punojë për Libohovën dhe prandaj çdo votë për të është votë e çuar dëm.

Kështu duhet ta shohim këtë përballje, si ndryshimin midis zhvillimit me vizion e me program dhe mungesës totale të programit, parashikimit, projekteve. Ky është thelbi. Gjithçka tjetër është e parëndësishme, përfshi edhe rastësinë se përballë kam kushëririn tim. Kushdo në vendin e tij s’do të kishte bërë asgjë ndryshe për Libohovën si përfaqësues i Partisë Demokratike apo i grupimeve të saj zhytur në rrënimin e pakthyeshëm.

Në çdo ditë të këtij rrugëtimi do t’ju takoj të gjithëve dhe do të kërkoj nga ju mbështetje për një kontratë të re besimi që duhet të lidhim së bashku. Do të trokas në çdo derë, do t’ju shtrëngoj dorën e nuk do t’ju kthej kurrë krahët, do t’ju flas e do t’ju dëgjoj më shumë. Libohova duhet të jetë në punë, të marrë investime e të ofrojë shërbime më të mira, të jetë një vend më tërheqës për turistët e të zhvillojë ekonominë agropërpunuese, të ketë këtu një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.

Libohova nuk e ka luksin thjesht t’i gjejë punë vetëm një njeriu si kryetar bashkie, Libohova duhet të shkojë përpara. Unë jam gati të punoj për Libohovën dhe bashkë t’i japim rrugë një projekti të ri. Koha të bashkojmë mendjet e zemrat dhe t’i thërrasim arsyes, jo emocionit, për të shkruar së bashku një histori të re suksesi. Një projekt të ri për Libohovën.

Related Posts

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025
Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gjendet pa shenja jete Shemi i grupit “Ilirët”

Gjendet pa shenja jete Shemi i grupit “Ilirët”

22/12/2025
FIFA përditëson rënditjen, ja në çfarë pozicioni e mbyll vitin Shqipëria

FIFA përditëson rënditjen, ja në çfarë pozicioni e mbyll vitin Shqipëria

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al