Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë, ku ngre shqetësime mbi betejën e Greqisë kundër korrupsionit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Me një votim, i cili pa 330 vota pro, 254 kundër dhe 26 abstenim, kjo mund të quhet edhe si një goditje e rëndë për Athinën, pasi rezoluta përmbledh problemet e vendit me lirinë e shprehjes dhe shtetin ligjor.
Në këtë çështje përmenden përgjimet, survejimet, hetimet për aksidentin e trenave në Tembi një vit më parë, mbytjen fatale të anijes në Pylos me qindra klandestinë dhe dëbimet e paligjshme të emigrantëve të paligjshëm, lirinë e shtypit dhe “sulmet kundër shoqërisë civile”.
Greqia u përpoq të mbrohej me kundërsulm, dhe nëpërmjet zëdhënësit të qeverisë, Pavlos Marinakis, tha se kjo është padyshim një tjetër lojë politike në nivel të Parlamentit Evropian, me qëllim të ulet prestigji i suksesit të saj në vitet e fundit.
Parlamenti Evropian shprehte hapur shqetësimet lidhur me përqendrimin e pushtetit të medias në duart e oligarkëve si dhe mënyrën e shpërndarjes se subvencioneve shtetërore si dhe faktin se “Greqia është kërcënim për vlerat e Bashkimit Evropian”.









