Plot 800 kg kanabis ka sekuestruar policia greke në doganën e Qafë-Botës në Sarandë. Një çift grek, po drejtonin furgonin e mbushur me 800 kg drogë.
Furgoni sapo kishte kaluar doganën shqiptare, pa asnjë kontroll duke i shpëtuar policisë shqiptare. Gjithashtu furgoni kaloi edhe doganën greke me letra, por policia ka kërkuar që ai të hapë derën para se të largohej dhe aty është zbuluar sasia prej 800 kg marijuhanë.
Mbetet e çuditshme pse policia shqiptare e lejoi kalimin e furgonit të mbushur me drogë, pa i kryer asnjë kontroll. Furgoni kishte frigorifer në bendësi dhe aty ishte fshehur droga. Policia greke e zbuloi sapo u hap dera dhe kjo tregon se mjetit nuk i është ushtruar asnjë kontroll nga Policia Kufitare shqiptare në Qafë-Botë.