Policia italiane në Foxhia ka sekuestruar një furgon tip Fiat “Ducati” me 800 kg marijuanë dhe ka vënë në pranga dy shqiptarë, Marsel Brakollari 25 vjeç e Xhuljano Haxhiraj 22 vjeç. Furgoni është pikasur nga forcat italiane të rendit ndërsa po kryente manovra të dyshimta në zona Capojale në komunën Cagnano Varano në provincës e Foxhias.
Furgoni nuk i është përgjigjur urdhrit të ndalimit të policisë italiane. Vetëm pas një ndjekje prej disa minutash trupat e policisë italiane kanë mundur të ndalojnë furgonin me drogë, i cili ka tentuar disa herë të përplaset me makinën e policisë e më pas është përplasur me bordin e rrugës.
Pas aksidentit 4 persona në bordin e tij janë përpjekur të largohen në këmbë. Policia italiane ka munduar të kapë vetëm 2 prej tyre; shqiptarët Marsel Brakollari 25-vjeç e Xhuljano Haxhiraj 22-vjeç Në brendësi të furgonit janë gjetur 800 kg marijuanë. Sipas autoriteteve italiane droga kap në treg një vlerë prej 6 milionë euro.