• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kapet “bossi” i kanabisit nga Tepelena, furnizonte rregullisht 2 familje në Siçili

04/06/2017
Kapet “bossi” i kanabisit nga Tepelena, furnizonte rregullisht 2 familje në Siçili

Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg pa afat dje shtetasin Andrea (Renato) Çaushi, i akuzuar për trafikim ndërkombëtar të narkotikëve në bashkëpunim më shumë se një herë.

Ky i fundit është arrestuar dy net më parë në Tiranë me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pas një hetimi më se 2-vjeçar ndaj tij.

Mësohet se në momentin e arrestimit, Çaushi është kapur në një automjet të blinduar. Hetimi dhe aksioni i arrestimit janë kryer në bashkëpunim të ngushtë mes Prokurorisë shqiptare dhe autoriteteve më të larta të Prokurorisë italiane. Ditën e djeshme, personazhi që mësohet se ka aktivitet edhe në biznes, ka dalë në gjykatë ku është bërë njoftimi i masës së sigurisë arrest me burg pa afat, që ishte vendosur në mungesë të biznesmenit para se ai të arrestohej.

Kërkesa për caktimin e masës së sigurisë nga ana e Prokurorisë është bërë pas hetimeve të koordinuara në Shqipëri dhe Itali. Në vendin tonë mësohet se janë mbledhur prova për lidhjen e biznesmenit me kultivimin e lëndëve narkotike në Jug të Shqipërisë. Ndërsa në Itali, autoritetet vendase kanë mbledhur prova që kanë të bëjnë me sasitë e drogës që kanë mbërritur atje, pasi dyshohet se janë nisur nga rrjeti i Andrea (Renato) Çaushit.

HETIMI



Bëhet me dije se hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda është koordinuar muajt e fundit edhe me autoritetet e Prokurorisë italiane, që kanë sjellë prova e informacione në lidhje me faktin se biznesmeni Çaushi furnizonte rregullisht me kanabis dy familje në zonën e Sicilisë, në Itali. Hetimi i zhvilluar prej më se dy vitesh ndaj Çaushit, mësohet se ka evidentuar të dhëna që tregojnë se ai ka pasur një miqësi të afërt me Elton Çiçën, person i vrarë në maj 2016, në Tiranë, në një atentat me armë brenda lokalit ku po qëndronte. Nga hetimet është zbuluar edhe fakti se biznesmeni Andrea (Renato) Çaushi dyshohet si një nga personat kryesorë që kontrollonte kultivimin e kanabisit në Jug të Shqipërisë dhe veçanërisht në zonën e Tepelenës. Gjatë aksionit antidrogë të kryer me urdhër të Prokurorisë, mësohet se policia ka arrestuar edhe shtetasit Andrea Mita, Kasem Pilurin dhe Altin Rramollin. Ata akuzohen për një rast të ndodhur në vitin 2016, kur një ngarkesë rreth 600 kilogramë kanabis u kap në zonën e Lagunës së Vilunit para se të nisej për trafikim drejt Italisë, shkruan Panorama.

TRAFIKU I DROGËS

Shtatë persona të tjerë mendohet se kanë qenë pjesë e këtij hetimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në një prej rasteve kur kjo linjë e trafikut ka tentuar të kalojë drogë drejt Italisë. Ata janë dënuar në vitin 2016. Referuar vendimit të shpallur, të pandehurit Mikel Hoxha, Ervis Sulo dhe Indrit Rraja u dënuan me nga 12 vjet heqje lirie. I pandehuri Mirjan Vitaj u dënua me 11 vjet burg, ndërsa të pandehurit Leonidha Dhimojani, Alfred Syli dhe Kristjan Çokaj u dënuan me nga 10 vjet heqje lirie. Sipas Prokurorisë, të pandehurit në role të ndara kanë siguruar sasinë e lëndës narkotike, e kanë magazinuar dhe më pas kanë tentuar trafikimin e saj drejt Italisë. Ata u zbuluan në momentin që e ngarkuan drogën në një mjet lundrues. Personat që ishin në tokë u ndaluan nga ana e policisë, ndërsa shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Guardia di Finanza-s u vunë në ndjekje të skafit. Për shkak të ndjekjes policore dhe humbjes së kontaktit me bashkëpunëtorët, drejtuesi i mjetit lundrues e hodhi sasinë e lëndës narkotike në det. Sasia u gjet në dy vende të ndryshme më 30 shtator dhe 1 tetor 2014. Sasia e parë u gjet në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”, midis Lagunës së Vilunit (Velipojë). Sasia tjetër, 15 çanta me 97 pako droge, u gjet të nesërmen në vendin e quajtur “Grykëderdhja e Bunës”./Gazeta Panorama

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga hyrja deri në finale, Ludo Lee rrëfen rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Kosova 4

Nga hyrja deri në finale, Ludo Lee rrëfen rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Kosova 4

12/03/2026
Abissnet Superiore/ Statistikat e fazës së tretë, Vllaznia skuadra më e mirë në 9 javët e fundit

Abissnet Superiore/ Statistikat e fazës së tretë, Vllaznia skuadra më e mirë në 9 javët e fundit

12/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al