Seksioni për narkotikët në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër ka arrestuar një 57-vjeçar për drogë. Shtetasit S.M, banues në fshatin Shalës të Memaliajt, iu gjet 10.5 kg drogë e llojit kanabis sativa. Lënda narkotike ishte fshehur në stallën e bagëtive. Cështja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
©ArgjiroLajm.net









