POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, kanë lokalizuar dhe kapur një shtetas të shpallur në kërkim nga drejtësia.
Sipas njoftimit zyrtar të Policia e Shtetit, në pranga ka rënë Y. P., 47 vjeç, banues në fshatin Zhulat, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Gjirokastrës me 6 vjet burgim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Dhuna në familje”.
Nga ky dënim, 47-vjeçarit i kishin mbetur për të vuajtur edhe 6 muaj e 27 ditë burgim. Pas kapjes, ai është shoqëruar për kryerjen e procedurave përkatëse, me qëllim ekzekutimin e vendimit penal të formës së prerë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









