Policia zbulon një shtetas grek që po largohej nga Shqipëria me një pajisje përgjuese.
Abc News raporton se emri i grekut është Iraklis Dragounis. Ai është ndaluar në Rinas duke dalë jashtë vendit tonë.
Mbetet për t’u verifikuar aktiviteti i tij në Shqipëri, por ky është rasti i dytë pas një izraeliti që u kap me pajisje që zbulonte përgjimet.
Detektivi privat ishte kontraktuar nga deputeti dhe biznesmeni Tom Doshi.