Fotot që shihni tregojnë atë çfarë ka ndodhur gjatë natës që shkoi në apartamentet e katit të parë dhe të dytë të pallatit në lagjen ‘Kodra e Shtufit’ në Gjirokastër. Uji dhe balta kanë vërshuar brenda në dhoma, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Pallati 8 katësh rrezikon shembjen nga rrëshqitja e dheut si pasojë e reshjeve të shiut me intensitet të lartë. Mbrëmjen e djeshme 24 familjet e këtij pallati janë evakuuar. Në rrezik janë edhe tre objekte të tjera.
©ArgjiroLajm.net










