Java e 25-të e kampionatit Kategoria e Parë do të luhet e gjitha të shtunën, më 7 mars, në orën 14:00.
Skënderbeu do të përballet me Lushnjen në stadiumin “Skënderbeu”, ndërsa Laçi pret në shtëpi Apoloninë. Në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, Pogradeci do të luajë ndaj Korabit, ndërsa Kastrioti do të përballet me Besën në stadiumin “Redi Maloku”.
Në “Liri Ballabani”, Burreli pret Ilirinë, ndërsa në stadiumin “Kukës Arena”, Kukësi do të luajë ndaj AF Luftëtarit.
Gara në kampionatin e Kategorisë së Parë po bëhet gjithnjë e më e fortë, ku diferenca mes kryesuesit Skënderbeu dhe vendit të dytë Laçi është vetëm 3 pikë. Po ashtu, shumë interesante është edhe lufta për mbijetesë, ku dy vendet e fundit, Kukësi dhe AF Luftëtari, do të kenë një përballje direkte që mund të vendosë shumë për fatin e tyre në sezon.
Java 25
Skënderbeu – Lushnja 07.03.2026 14:00 Stadiumi “Skënderbeu”
KF Laçi – Apolonia 07.03.2026 14:00 Stadiumi “Laçi”
Pogradeci – Korabi 07.03.2026 14:00 Stadiumi “Gjorgji Kyçyku”
Kastrioti – Besa 07.03.2026 14:00 Stadiumi “Redi Maloku”
Burreli – Iliria 07.03.2026 14:00 Stadiumi “Liri Ballabani”
Kukësi – AF Luftëtari 07.03.2026 14:00 Stadiumi “Kukës Arena”
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb









