• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kategoria e Parë/ Mbyllet java e 26-të, fitore të rëndësishme për Skënderbeun, Laçin dhe Pogradecin

14/03/2026
Kategoria e Parë/ Mbyllet java e 26-të, fitore të rëndësishme për Skënderbeun, Laçin dhe Pogradecin

Java e 26-të e kampionatit të Kategorisë së Parë u zhvillua këtë të shtunë me të gjashtë ndeshjet që nisën në orën 15:00, duke dhuruar rezultate interesante në garën për objektivat e sezonit.

Kryesuesit e Skënderbeut morën një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Apoloninë me rezultatin minimal 0-1 në stadiumin “Loni Papuçiu”. Tre pikë të rëndësishme mori edhe Laçi, që fitoi 0-1 në transfertë ndaj Korabit.

Një nga sfidat më të bukura të javës u zhvillua në stadiumin “Luz i Vogël”, ku Pogradeci triumfoi 2-3 ndaj Besës në një ndeshje me pesë gola.

Iliria arriti një fitore minimale 1-0 ndaj Kastriotit në stadiumin “Redi Maloku”, ndërsa dy takime përfunduan pa gola. Burreli dhe Kukësi ndanë nga një pikë pas barazimit 0-0 në stadiumin “Liri Ballabani”, po me të njëjtin rezultat u mbyll edhe përballja mes Lushnjës dhe AF Luftëtarit në stadiumin “Roza Haxhiu”.

Gara në Kategorinë e Parë vijon të mbetet shumë e fortë, ndërsa skuadrat do të synojnë të mbledhin sa më shumë pikë në javët e mbetura të sezonit për të arritur objektivat e tyre.

Rezultatet e javës së 26-të:

Burreli – Kukësi 0-0
Iliria – Kastrioti 1-0
Besa – Pogradeci 2-3
Korabi – Laçi 0-1
Apolonia – Skënderbeu 0-1
Lushnja – AF Luftëtari 0-0

Related Posts

United feston në Londër, merr 3 pikë ndaj Chelseat
Sport

United feston në Londër, merr 3 pikë ndaj Chelseat

18/04/2026
Botërori 2027 për vajza / Shqipëria luan ndeshjen e kualifikueseve ndaj Uellsit në “Elbasan Arena”
Sport

Botërori 2027 për vajza / Shqipëria luan ndeshjen e kualifikueseve ndaj Uellsit në “Elbasan Arena”

18/04/2026
Humbja në Kupë, trajneri i Teutës: Kjo skuadër ka limite, ky është futbolli
Sport

Teuta, Dobi: Të rinjve u mungon guximi, në futboll duhet patjetër

18/04/2026
Pikantet e Elbasani-Teuta/ Flakadanë, protesta dhe nervozizëm në “Elbasan Arena”
Sport

Zyrtare, mësoni skuadrën e dytë që siguron final four

18/04/2026
“Ja situata e lojtarëve para ndeshjes”, trajneri i Dinamos: Kemi mundësi të mirë në Europë, le ta shfrytëzojmë
Sport

“Një fitore do na fuste në rrugë të mirë”, trajneri i Dinamos: Shikojmë përpara, ta mbyllim si duhet kampionatin

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Më bëre të vishem sërish me kostum”/ Selin ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

“Më bëre të vishem sërish me kostum”/ Selin ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

19/04/2026
Ngjarje tragjike në familjen shqiptare! Burri vret ish-gruan dhe partnerin, e më pas edhe veten

Ngjarje tragjike në familjen shqiptare! Burri vret ish-gruan dhe partnerin, e më pas edhe veten

18/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al