Në Përmet është zgjedhur sot kryetari i ri i Partisë Socialiste. Lajmin e konfirmon deputetja e qarkut, Mirela Kumbaro. Me shumicë votash thotë ajo, kryetar u zgjodh Edvin Tuci. Ja çfarë shkruan Kumbaro.
“Jam shume e nderuar qe punoj si deputete me permetaret dhe per Permetin, me nje skuader me vajza e djem te mbare e dinjitoze, gra dhe burra te kulturuar dhe te gatshem per te qene pjese e sfidave per nje qellim te perbashket qe quhet #PermetiQeDuam. Faleminderit Adelina Stefanit per punen dhe energjine ne drejtimin e deritanishem te Partise Socialiste ne Permet, e bindur qe do te vijoje te jete nje ze i rendesishem ne sfidat tona te ardhshme. Faleminderit dhe 4 kandidateve te dale nga propozimet e Asamblese te cilet tregojne se Permeti ka energji pozitive dhe burime njerezore te rendesishme”














