Policia e Këlcyrës ka arrestuar një të ri nga Përmeti. Ai është Flamur Bramati, 29 vjeç, banues në fshatin Toshkëz. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet me nr.vendimi 13/22-2015-131, datë 15.04.2015 e ka dënuar me pesë vjet burgim për veprën penale “Mardhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, parashikuar nga neni 103/1 i Kodit Penal. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme.