POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. R., 21 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël kanabisi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









