• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Kemi shanse reale për kualifikim”, Broja-Ajeti besimplotë para Serbisë: Të dalim nga kjo sfidë me 3 pikë

08/10/2025
“Kemi shanse reale për kualifikim”, Broja-Ajeti besimplotë para Serbisë: Të dalim nga kjo sfidë me 3 pikë

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjen kundër Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Dy futbollistët kuqezi, Arlind Ajeti dhe Armando Broja, ritheksuan edhe njëherë mesazhin e trajnerit Silvinjo dhe mesfushorëve Shehu e Laçi, se ekipi do të japë maksimumin në këtë sfidë të rëndësishme.

Arlind Ajeti u shpreh se ekipi është i përgatitur dhe i fokusuar për përballjen ndaj Serbisë, duke shtuar se është vetëm një ndeshje futbolli. Mbrojtësi kuqezi theksoi se ndeshja do të jetë e vështirë si në aspektin futbollistik ashtu edhe në atë emocional, por skuadra do të tregojë profesionalizëm maksimal. Ai vlerësoi kundërshtarin për cilësinë e lojtarëve, por u shpreh i bindur se Shqipëria do të jetë gati për çdo rast dhe do të japë maksimumin për të ruajtur portën e paprekur.

Emocionet para ndeshjes me Serbinë? – Normalisht që emocionet i kemi para çdo ndeshje. Mundohemi ta shohim këtë vetëm si një ndeshje futbolli, për të qenë profesionistë në çdo aspekt. Synimi është të shkojmë, të japim maksimumin dhe të marrim 3 pikët. Ndeshja do të jetë e vështirë, si në aspektin futbollistik ashtu edhe në atë emocional, por do të jemi profesionistë.

Serbia? – Besoj që Serbia, në çdo repart, ka futbollistë të mirë, me cilësi të lartë, edhe në sulm. Kanë lojtarë si Mitroviç, që fizikisht është shumë i fortë dhe Vlahoviç, i cili kohët e fundit ka zhvilluar ndeshje të mira me Juventusin. Besoj që do t’i analizojmë çdo lojtar më saktësisht dhe do të jemi të përgatitur për çdo rast.

Çfarë duhet të bëjmë që të mos pësojmë gol, ashtu si nuk pësuam në “Air Albania”? – Atje do të jetë më e vështirë, sepse çdo ndeshje jashtë është më e vështirë se në shtëpi, pasi atje kanë edhe tifozët. Ne nuk i kemi, por do të japim maksimumin, siç kemi bërë në çdo ndeshje, dhe shpresojmë që t’ia dalim.

A keni ndonjë këshillë për sulmuesit që të marrim fitoren? – Këshilla nuk besoj që mund t’ua japim ne, mbrojtësit, sulmuesve, por shpresoj që ato rastet që do t’i kemi t’i shfrytëzojmë, ne mbrapa të mbajmë portën e paprekur dhe sulmuesit e dinë vetë se çfarë duhet të bëjnë.

 

Armando Broja u shpreh se atmosfera në skuadër është shumë e mirë, me lojtarët të përqendruar dhe të bashkuar për të dhënë maksimumin në fushë. Sulmuesi kuqezi theksoi se pavarësisht se i mungon goli, fokusi i tij mbetet tek ekipi dhe te suksesi kolektiv, ndërsa shtoi se Shqipëria ka shanse reale për të arritur objektivin dhe do të luftojë deri në fund për ëndrrën e Botërorit.

Është ndeshja e duhur që Broja të rikthehet te goli dhe të marrim fitoren? – Për mua, më e rëndësishme është të fitojmë ndeshjen, të marrim 3 pikët, rezultatin që na duhet. Normalisht, kam qejf të bëj gola, por më e bukura është të fitojmë ndeshjen dhe të ndihmoj ekipin me pasime, topa dhe gola, nëse do të kem mundësi. Por, më e rëndësishme për mua është të fitojmë dhe të marrim 3 pikët.

Si është atmosfera brenda ekipit? – Siç tha edhe Ajeti, kjo është një ndeshje futbolli shumë e rëndësishme. Jemi të fokusuar dhe të përqendruar, e dimë që është një ndeshje e madhe, dhe luajmë jashtë. Jemi bashkë, do të dëgjojmë trajnerin dhe do të bëjmë çdo gjë në fushë për fitore.

Sa të mungon goli? – Kam mundësi për të bërë gola në çdo pozicion, në krahun e majtë, të djathtë apo në mesfushë, varet si shkon ndeshja. Kam qejf të ndihmoj ekipin dhe trajneri më flet shpesh, sepse më thotë që duhet të jemi të fokusuar dhe të përqendruar për të shfrytëzuar rastet që mund të na dalin për të shënuar dhe për të fituar ndeshjen. Gjithashtu, kam qejf të ndihmoj ekipin edhe me asistime për gol. Më mungon goli, por nuk e kam mendjen aty, dua të fitojmë ndeshjen.

Sa shanse kemi për të fituar dhe sa e besoni ëndrrën e Botërorit? – Kemi shanset maksimale. Kemi një grup të vështirë, me Anglinë dhe Serbinë. Të gjitha ekipet kanë shanset e tyre, por ne do të luftojmë deri në fund. Jemi të fokusuar për ndeshjen e radhës dhe duam të fitojmë.

© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Milan bie keq në Europa League, pëson disfatë ndaj Bournemouth
Sport

Milan bie keq në Europa League, pëson disfatë ndaj Bournemouth

22/10/2026
Barazim ndaj Rennes, një pikë për Juven në Europa League (VIDEO)
Sport

Barazim ndaj Rennes, një pikë për Juven në Europa League (VIDEO)

22/10/2026
Nations League, dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Izrael
Sport

Nations League, dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Izrael

22/10/2026
Van Gaal në sulm, del kundër formatit të ri të Champions: UEFA mendon vetëm për paratë
Sport

Van Gaal në sulm, del kundër formatit të ri të Champions: UEFA mendon vetëm për paratë

22/10/2026
Napoli mund të shitet, çfarë pretendon presidenti De Laurentis
Sport

Napoli mund të shitet, çfarë pretendon presidenti De Laurentis

22/10/2026
I kërkova fanellën e Salah – Balkanweb.com – News24
Sport

Me Kombëtaren nuk i dhanë asnjë shans, Sabah Kerjota sfidon Ernest Muçin: I kërkova fanellën e Salah

22/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Milan bie keq në Europa League, pëson disfatë ndaj Bournemouth

Milan bie keq në Europa League, pëson disfatë ndaj Bournemouth

22/10/2026
Barazim ndaj Rennes, një pikë për Juven në Europa League (VIDEO)

Barazim ndaj Rennes, një pikë për Juven në Europa League (VIDEO)

22/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al