Filmi i sapodalë nëpër kinema, me protagoniste kryesore Scarlett Johansson, Zoë Kravitz, Kate McKinnon, Jillian Bell dhe Ilana Glazer, është një komedi e zezë, ku katër shoqe shkolle takohen pas dhjetë vjetësh për një festë beqarie në Miami.
Filmi shoqërohet nga 28 këngë, mes tyre spikat dhe “Bon bon” e Era Istrefit, që shoqëron skenat e çuditshme të aventurës së katër shoqeve. Këngëtarja nga Kosova pati tepër sukses me këtë këngë që tanimë i ka kaluar 300 milion shikime në YouTube, e i ka hapur rrugën për një karrierë ndërkombëtare.