• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Këngëtarja që braktisi Shqipërinë për Kanadanë: Vendi ynë nuk ka ofron shumë alternativa, aty merren me prapaskena

12/07/2022
Këngëtarja që braktisi Shqipërinë për Kanadanë: Vendi ynë nuk ka ofron shumë alternativa, aty merren me prapaskena

Këngëtarja shqiptare Rudina Delia prej disa vitesh ka braktisur Shqipërinë, për të jetuar në Kanada.

“Mendoj se çdo rast, çdo njeri dhe çdo fat është ndryshe. Në rastin tim do thoja se Kanadaja më dha atë që Shqipëria nuk mundi dot, perspektivën, projektimin, zgjatimin e vetes. Sigurisht që ky vend më mban larg nga familja dhe njerëz të tjerë të dashur, malli për detin, vendet që kanë mbajtur ngrohtë fëmijërinë e kanë strehuar ëndrrat e hershme.

Përpos gjithçkaje, mendoj se nuk ekzistojnë vendet ideale, por ne bëjmë ideale jetën me ato çka kemi mundësi të bëjmë, si dhe me zgjedhjet që bëjmë në jetë”, shprehet ajo në një intervistë.

Çfarë të lidh tjetër me Toronton, përveç muzikës dhe si është e përditshmja jote aty?

Në këtë qytet më lidhin miqësitë e vjetra dhe të reja kujtimet që kam krijuar këtu, familjarët dhe njerëz të tjerë që i kam pranë si të familjes. Ky qytet të jep mundësi të reja, mjaft që ti të duash dhe mjaft të punosh fort. Zoti deshi për fat të jem këtu dhe të punoj si artiste, kompozitore dhe po ashtu si, Vocal Coach. Aktualisht jap mësim në një konservator prestigjioz të Torontos.

Kam po ashtu studentët e mi që marrin leksione private, kryesisht dominojnë moshat e rritura. Shkruaj muzikë, realizoj këngët e mia, ndihmoj mjaft artistë të rinj këtu në Toronto që duan të mesojnë si të përdorin teknikën vokale dhe vokalin e tyre në mënyrën e duhur. Po ashtu performoj në eventet, festat familjare apo koncertet këtu në Toronto apo USA. Mendoj se të gjitha këto angazhime, janë mëse të mjaftueshme për të më plotësuar artistikisht.

E ardhja jote do jetë jashtë vendit apo do të jesh prezente edhe në vendin tënd me ndonjë projekt?

E ardhmja ime do jetë aty ku zemra do më flejë e qetë dhe e lumtur. Them se me këtë i thashë të gjitha…

Ti ke qenë pjesë e festivaleve në Shqipëri si, Festivali i Rtsh-së, Kënga Magjike, Top Fest. Çfarë ke fituar nga këto eksperienca dhe a do doje t’i ktheheshe konkurimeve?

Në këto festivale kam fituar përvojën, rritjen e vetëbesimit, kam fituar po ashtu zhgënjimet, kam kuptuar si kanë fuksionuar prapaskenat, etj. Nuk është e lehtë të merresh me muzikë, sidomos në Shqipëri. Është mjaft e vështirë për një artist t’ja dalë në një treg pa filter, siç është tregu shqiptar. Por duke ju referuar anës pozitive, them me plotë gojën se këto vështirësi gdhendin rezistencën, krenarinë kur ja del me forcat e tua dhe se e mira kurrë nuk humbet, prandaj nuk duhet humbur besimi kurrë.

Related Posts

Charles Melton dhe Camille Summers-Valli mirëpresin fëmijën e tyre të parë
Paparazzi

Charles Melton dhe Camille Summers-Valli mirëpresin fëmijën e tyre të parë

10/03/2026
“Ata ishin bashkë…”/ Hailey dhe Justin festojnë 10 vite bashkë, fansat përmendin Selena Gomez
Paparazzi

Hailey Bieber: Të jesh në qendër të vëmendjes nuk bëhet kurrë më e lehtë

10/03/2026
Rihanna humb 36 milionë dollarë nga projekti i dështuar i modës me Louis Vuitton
Paparazzi

Të shtënat drejt shtëpisë së Rihanna-s në Los Angeles, gruaja e arrestuar akuzohet për tentativë vrasjeje

09/03/2026
Selin përballet me Mirin: Pse vazhdove me akuza pasi të thashë “Jo”?
Paparazzi

Selin përballet me Mirin: Pse vazhdove me akuza pasi të thashë “Jo”?

09/03/2026
Hygerta Sako: Labinoti dhe disa ish-banorë më zhgënjyen pas BB VIP
Paparazzi

Hygerta Sako: Labinoti dhe disa ish-banorë më zhgënjyen pas BB VIP

09/03/2026
“12 herë kampione në Berat”/ Sara Gjordeni zbulon talentin e saj të fshehur
Paparazzi

Sara Gjordeni pjesë e “Ferma VIP”?

09/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur

Aksident në Tepelenë, një i dëmtuar lehtë

10/03/2026
FOTO/ “Pirati” pushton Spanjën, Muriqi zgjidhet në formacionin e javës

FOTO/ “Pirati” pushton Spanjën, Muriqi zgjidhet në formacionin e javës

10/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al