Këngëtarja Shota Baraliu gjatë një interviste për ABC News, tha se ka tre vite që është shkëputur nga jeta artistike dh se aktualisht është trajnere fitnessi. E pyetur në lidhje me jetën private, Shota ka treguar se është ‘single’. Ajo u shpreh se ka disa kritere, si për shembull: të jetë më i ri se ajo, apo të ketë pasuri mesatare.
“Dua të jetë më i ri se unë, edhe pse kur vjen një mashkull që dua nuk i shikon këto. Unë thjesht dua dikë që të më dojë kështu si jam, se unë jam një njëri i thjeshtë, me tre punë. Unë dua të jetë mesatar, se kur është i pasur ta marrin të tjerat”, u shpreh këngëtarja.