Këngëtarja Era Rusi me siguri duhet të jetë një nga mbështetëset më të forta të paketës “Anti-shpifje”. Kjo, jo pa arsye. Rusi ka treguar në “Thumb On”, edhe titullin më jo-real dhe abuziv që mediat kanë shkruar për të. Ajo është shprehur se portalet kishin arritur që t’a bënin lezbike, që gjë e ka habitur shumë për “veten”, duke sqaruar njëherë e mirë, se i ka qejf meshkujt.
“Thoshin se isha lesbike. Titulli që më ka habitur më shumë për veten. Ka shumë kohë. Për mua s’kanë shkruajtur as kur jam puthur vërtet. Kishte ardhur një shoqja ime nga jashtë, ishim ulur afër dhe shkruajtën që ishim lesbike”, u shpreh këngëtarja, e cila tha se ka qejf meshkujt, jo femrat.