• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Keni ndërmend të martoheni? Qeveria ka një lajm shumë të mirë për ju

26/09/2017
Keni ndërmend të martoheni? Qeveria ka një lajm shumë të mirë për ju

Qeveria ka në plan që të përfshijë në listën e shpenzimeve të zbritshme, interesat e kredive të marra nga ana e familjeve të reja për të blerë shtëpinë e tyre të parë.

Në planin katërvjeçar të qeverisë 2017-2021 ku jepen disa nga lehtësitë fiskale që do të aplikohen përfshihet pikërisht edhe kjo pikë.

Masat fiskale të deklaruara

“Ne do të vazhdojmë përkrahjen e sipërmarrjes me masa fiskale, përveç lehtësive procedurale që tashmë janë aplikuar. Gjatë mandatit të dytë synohet që:  Tatimi mbi të ardhurat personale për fashën e lartë të të ardhurave nga paga të ulet në 18%.  Tatimi mbi dividendin të reduktohet në 6%  Tatim-Fitimi për prodhimin në Teknologjinë e Informacionit për të nxitur zhvillime në një industri të domosdoshme për zhvillimin ekonomik afatgjatë të shkojë në 5%.  T’iu jepet ndihmë familjeve të reja për blerjen e shtëpisë së parë, duke njohur si shpenzime të zbritshme interesat e kredive të marra për këtë qëllim” thuhet në planin e qeverisë.

Njohja e interesave të kredive për blerje shtëpie për këtë konigjent i shtohet listës tjetër të shpenzimeve të zbritshme që aplikohen sot si pjesë e deklarimit të të ardhurave personale.

Aktualisht si shpenzime të zbritshme njihen shpenzimet vjetore që një tatimpagues bën për mjekim, për vete, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor por kjo deri në masën 8 532 lekë.

Në rast të plotësimit të deklaratës nga kryefamiljari, shpenzimet vjetore për mjekim, për vete apo për fëmijët e personat në kujdestari për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, janë 8 532 lekë për secilin anëtar të familjes, por jo më shumë se 32 000 lekë.

Po kështu shpenzime të zbritshme janë edhe interesat e kredive që janë marrë për arsim.

Kush përfiton nga shpenzimet e zbritshme

Shpenzimet e zbritshme njihen vetëm për ata që bëjnë deklarim të të ardhurave personale. Detyrimin për deklarim e ka çdo individ rezident shqiptar  që realizon të ardhura bruto vjetore me burim brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë mbi shumën 2.000.000 lekë. GjithAshtu çdo individ jorezident që realizon të ardhura bruto vjetore me burim brenda territorit të Republikës së Shqipërisë në shumën mbi 2.000.000 lekë.

Sipas ligjit individët e tjerë rezidentë shqiptarë të cilët nuk janë subjekt i plotësimit dhe dorëzimit të deklaratës individuale vjetore, por që realizojnë të ardhura vjetore bruto jo më shumë se 1 050 000 lekë, mund të plotësojnë dhe dorëzojnë deklaratën individuale vjetore të të ardhurave nëse duan të përfitojnë nga zbritja e shpenzime të kryera gjatë vitit kalendarik fiskal.

Kjo nismë e qeverisë për të zgjeruar listën e shpenzimeve të zbritshme duket se ka për qëllim rritjen e kontingjentit të deklaruesve vullnetarë për të ardhurat personale. /Monitor/

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Reagimi emocional i nënës së Shpat Kasapit për Selvijen: Ai ndërroi jetë në krahët e saj

Reagimi emocional i nënës së Shpat Kasapit për Selvijen: Ai ndërroi jetë në krahët e saj

23/12/2025
VIDEO/ Neres i dhuroi trofeun e 10-të në karrierë, Conte: Në futboll kujtohen vetëm fituesit

VIDEO/ Neres i dhuroi trofeun e 10-të në karrierë, Conte: Në futboll kujtohen vetëm fituesit

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al