• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Kërcënon” Rama: 2018 do të jetë viti më i zi për krimin e organizuar

26/03/2018
“Kërcënon” Rama: 2018 do të jetë viti më i zi për krimin e organizuar

Gjatë një takimi me policinë e shtetit në ambientet e kryeministrisë, Edi Rama u shpreh se 2018 do të jetë viti që krimi i organizuar do të goditet rëndë nga ana e instancave shtetërore. “Nuk ka diskutim që ky vit do të jetë një vit që do të shënojë një marrëdhënie të re në përballjen e policisë me krimin e organizuar, patjetër që do të jetë viti më i zi për krimin e organizuar. Vitet do të shkojnë duke u nxirë për krimin e organizuar dhe të gjithë elementët kriminalë që janë të përfshirë në veprimtari të strukturuar kriminale. Operacioni Forca e Ligjit sapo ka filluar dhe vetëm në 3 muaj ka dhënë rezultatet që në mos tregofshin suksesin finale tregojnë atë që kemi pritur, rezultate shumë premtuese për hapat në vijim”, tha Rama.

Më tej kreu i ekzekutivit i vlerësoi si heronj 5 efektivët e policisë që shmangën grabitjen në Fier pak ditë më parë dhe ku mbeti i vrarë një grabitës dhe u plagos një tjetër, ndërsa dy të tjerë janë ende në arrati.

“Do të kishte qenë shumë më mirë nëse grabitësit do të ishin dorëzuar pa qenë nevoja që njëri prej tyre të humbte jetën por nëse keqbërësit nuk pranojnë të ulin armën dhe me armë kërcënojnë jetën e qytetarëve dhe punonjësve të policisë kjo ishte dhe mbetet e vetmja përgjigje që ata do të marrin dhe do të meritojnë në çdo rast. Koha kur qytetarët ishin në mëshirën e kriminelëve, kur grabitësit hynin dhe dilnin nga banesat dhe bizneset e qytetarëve si në një han pa porta ka marrë fund dhe ka marrë fund një herë e mirë. Patjetër që ka dhe do të vazhdojë të ketë grabitës që do të sunojnë banesa, do të synojnë bizneset e qytetarëve por ka çdo ditë e më shumë dhe do të ketë në çdo hap e më shumë një polici të shtetit të gatshme për ti zbuluar dhe vendosur prapa hekurave.

Ka marrë fund koha kur efektivët e policisë së shtetit braktiseshin në rrugë përballë krimit, koha kur komisarët e policisë vriteshin sistematikisht, koha kur forcat politike shkonin rregullisht tek godina e deri djeshme e shtëpisë së ushtarakëve për të kryer homazhe për komisaratë e vrarë. Policia e ka bërë përfundimisht ndarjen e saj me tradhëtinë, anarkinë, pasigurinë falë vendosmërisë sonë dhe lidershipit politik në Ministrinë e Brendshme për ta vënë politikën, qeverinë, shtetin njëherë e mirë qind për qind në mbështetje të policisë së shtetit”, u shpreh Rama.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Blac Chyna konfirmon se është ndarë përfundimisht nga Rob Kardashian!

Blac Chyna konfirmon se është ndarë përfundimisht nga Rob Kardashian!

25/12/2025
Bebe Rexha kërkon ndihmë nga fansat: Më gjeni një partner

Bebe Rexha nis një kapitull të ri. Çfarë po planifikon ylli i pop-it?

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al