Kryeministri Edi Rama duket i vendosur për të reformuar rrënjësisht administratën publike.
Ndryshime të shumta priten gjatë muajit shtator.
Sot ai ka deklaruar se ata nëpunës shtetiqë mospërfillin njerëzit, nuk do të kenë të drejtë të jenë pjesë e administratës për 10 vite.
“Struktura e komunikimit me njerëzit do të jetë e re dhe e fuqishme për të verifikuar cdo ankesë. Ata që largohen nga administrata për arsye mospërfillje të njerëzve nuk kanë të drejtë të afrohen për 10 vite” deklaroi Rama









