• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kërkesa për dorëheqje, thellohet konflikti mes Zamira Ramit dhe Astrit Aliajt

07/02/2018
Kërkesa për dorëheqje, thellohet konflikti mes Zamira Ramit dhe Astrit Aliajt

Përplasja institucionale mes kryebashkiakes Zamira Rami dhe prefektit Astrit Aliaj duket se vazhdon. Të paktën këtë të lë të kuptosh mungesa e saj në dy takimet e fundit publike për situatën emergjente në lagjen ‘Kodra e Shtufit’. Rami nuk ishte sonte te pallati ku nisi të pastrohej balta nga mjetet e emergjencave. Prefekti Astrit Aliaj u shfaq vetëm me deputetin Flamur Golemi dhe Vangjel Muçon si përfaqësues i bashkisë. Kryebashkiakja nuk kishte shkuar gjithashtu as në mbledhjen e shtabit të emergjencave tre netë më parë. Ajo kishte dërguar sërish nënkryetarin Muço. Ndryshe nga emergjenca në pallatin e lagjes ‘Punëtori’, ku Zamira Rami ia bëri vetë të ditur banorëve raportin e gjeologëve, sonte te ‘Kodra e Shtufit’ këtë e bëri prefekti.

Sigurisht që nuk është rastësi mungesa e saj sonte në mbrëmje dhe as në mbledhjen e shtabit të emergjencave. Me siguri ajo refuzon të dalë publikisht krah një personi, i cili i ka kërkuar asaj dorëheqjen në rast se nuk e menaxhon dot situatën. Prefekti Astrit Aliaj u ka thënë banorëve të pallatit te ‘Kodra e Shtufit’ se kryebashkiakja duhet të dorëhiqet po qe se nuk i del për zot kësaj katastrofe. Ngjarja është treguar për mediat nga vetë banorët. Zamira Rami, ndoshta këtu me të drejtë, nuk e ka duruar dot këtë kërkesë që në tre vite si kryebashkiake s’kishte guxuar t’ja bënte askush.

Kjo që prefekti u tha banorëve, ishte një lloj poshtërimi për të dhe për autoritetin e saj si e zgjedhur me votë nga qytetarët. Këtë autoritet ajo nuk lejon t’a sfidojë një njeri i emëruar politikisht, sikundër është prefekti Astrit Aliaj. Prandaj ajo ka zgjedhur të dërgojë sërish Vangjel Muçon te ‘Kodra e Shtufit’. Nga ana tjetër Zamira Rami tregoi se i përmbahet kërkesës së saj drejtuar qeverisë shqiptare për të shpallur gjendjen e emergjencës së pjesshme në Bashkinë Gjirokastër, kërkesë e cila ende nuk ka marrë përgjigje zyrtare, por siç duket s’ka për t’u aprovuar. Kjo e shton më tej inatin e saj karshi prefektit dhe qeverisë, ndonëse nuk është shprehur publikisht dhe me gjasë nuk do të flasë fare. Përtej të gjithave sa kanë ndodhur, Zamira Rami është vetëm ‘viktimë’ në këto emergjenca njëra pas tjetrës që po përjeton Gjirokastra. Ajo thjesht duhet të përballet me kusuret që s’janë të qeverisjes së saj.

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Hapet ura e Viroit në Gjirokastër, Balluku: Një tjetër punë e përfunduar me sukses (VIDEO)
Kryesore

Hapet ura e Viroit në Gjirokastër, Balluku: Një tjetër punë e përfunduar me sukses (VIDEO)

09/04/2026
Amerikanët i japin dronët më të fundit Policisë së Shtetit (VIDEO)
Kryesore

Amerikanët i japin dronët më të fundit Policisë së Shtetit (VIDEO)

09/04/2026
Rama: Nuk them që e kemi shfarosur korrupsionin, por nuk e kemi luftuar ndonjëherë si tani. Në kohën e PD njerëzit mbanin radhë për të paguar dritat
Kryesore

Rama: Nuk them që e kemi shfarosur korrupsionin, por nuk e kemi luftuar ndonjëherë si tani. Në kohën e PD njerëzit mbanin radhë për të paguar dritat

09/04/2026
Po ktheheshin nga pushimet e Pashkëve, shuhet në aksident gruaja shqiptare në Itali (Emri)
Kryesore

Po ktheheshin nga pushimet e Pashkëve, shuhet në aksident gruaja shqiptare në Itali (Emri)

09/04/2026
40 vite me përparëse të bardhë, kolegët të trishtuar për vdekjen e infermieres
Lajme

40 vite me përparëse të bardhë, kolegët të trishtuar për vdekjen e infermieres

09/04/2026
Karamuço: Në Shqipëri po krijohet një familje mafioze, ka fuqinë të komandojë edhe shtetin
Kryesore

Frikë prej luftës në Iran, Karamuço zbulon dronët amerikanë në Shqipëri: Kanë ardhur tani, forcat speciale janë vendosur pranë aeroportit dhe ambasadave

09/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Do të vuajmë në Anfield”, Enrique nuk feston. Slot: Ishim me fat që u mbyll 2-0

“Do të vuajmë në Anfield”, Enrique nuk feston. Slot: Ishim me fat që u mbyll 2-0

09/04/2026
Dj Geek s’fshihet më! Ndan foto romantike me partneren nga pushimet

Dj Geek s’fshihet më! Ndan foto romantike me partneren nga pushimet

09/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al