Harry Kane po zhvillon sezonin e tij të jetës, por për shkak të moshës, drejtuesit e Bayern Munich janë të detyruar të shohin në treg për të gjetur një zëvendësues. Së fundmi, klubi gjerman bëri me dije se nuk do të aktivizojnë të drejtën për të bletë kartonin e Nicolas Jackson, një tjetër detaj që u fut bavarezët në treg për të gjetur një sulmues të ri.
Sipas mediave gjermane, i përzgjedhuri i drejtorit Max Eberl është Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb është kthyer në një prioritet, kjo pasi Vlahovic është futur në vitin që i përfundon kontrata, në fund të këtij sezoni pritet të largohet falas nga Juventus pasi palët nuk kanë gjetur ende një akord për rinovimin e kontratës.








