• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kërkon të përvetësojë pronën në Ksamil, avokati Gjergji Imeraj del blof me deklarimet që jep në “Stop” (VIDEO)

17/06/2021
Kërkon të përvetësojë pronën në Ksamil, avokati Gjergji Imeraj del blof me deklarimet që jep në “Stop” (VIDEO)

Emisioni Stop në Tv Klan denoncoi mbrëmjen e sotme rastin e avokatit Gjergji Imeraj në Sarandë që kërkon të zaptojë një pronë në Ksamil.

Gazetari i Stop që po ndjek çështjen, Genc Angjellari, pasi verifikoi pronat e avokatit në Kadastrën e Sarandës, takoi edhe drejtorin e Kadastrës. Gazetari i bëri kërkesë zyrës së Kadastrës për të marrë nga një kopje të 6 aplikimeve që avokati Imeraj ka hedhur për legalizim.

Filimisht na u premtuan këto dokumente, por më pas nuk na u dhanë. Stop mësoi se një i afërm i avokatit Imeraj punon në Kadastër.

Drejtori Kadastrës Sarandë: Çfarë kërkoni nga unë?

Gazetari: Këto dy dokumentet, që ka aplikuar ky Gjergj Imeraj për Aluiznin,çfarë ka deklaruar atje për disa prona? Kaq! Kupton?

Drejtori Kadastrës Sarandë: Mirë, bëje një kërkesë!

Gazetari: Ta bëj kështu, me A4!

Gazetari: Si je? S’na i jepni dot këto ë…?

Drejtori Kadastrës Sarandë: Aplikohet dhe në bazë të aplikimit pastaj legjitimohet, atëherë dhe ju kthehet përgjigje me shkrim.

Gazetari i Stop takoi vetë avokatin Gjergji Imeraj. Gjatë bisedës me të, avokati doli bllof disa herë, duke dhënë versione të ndryshme për mënyrën sesi i ka përvetësuar këto prona.

Gazetari-Po ajo prona, që është atje është e jotja, apo ka qënë e këtyre?

Av.Gjergj Imeraj-Po, sinqerisht këta kanë…

Gazetari-Që është vënë kontenieri atje, domethënë kontenieri, që është vënë në 2017-ën, kontenieri i policisë.

Av.Gjergj Imeraj-Kontenieri i policisë ndenji përkohësisht.

Gazetari-Përkohësisht katër vite?

Av.Gjergj Imeraj-Jo, jo! Ja ta them unë!

Gazetari-Para zgjedhjeve, thatë diku te 10 ditë para një javë tha, erdhën e rrethuan vendin atje, unë isha vetë, njoftova policinë, por nuk më erdhi asnjë tha, sepse është dhe në Këshillin Bashkiak, ka dhe njohje në polici ka dhe këtej, edhe kjo është.

Av.Gjergj Imeraj-Ka një njëzetë e ca që do ta shkruaj, që unë tashi e pashë, është e sekuestruar, gjithë ajo prona, që është atje, është e sekuestruar nga përmbarimi gjyqësor.

Gazetari-Po pse?

Av.Gjergj Imeraj-Ke marrë kredi bankare dhe është…

Gazetari-Ke marrë ti?

Av.Gjergj Imeraj-Ka marrë vëllai im.

Gazetari-Është në emrin e vëllait tënd ajo prona atje?

Av.Gjergj Imeraj-E ka marrë vëllai im dhe e ka vendosur në kredi bankare. Unë tashi e shkruajta një letër, ajo ishte e sekuestruar.

Gazetari-Po ti thua kjo është në emër të vëllait.

Av.Gjergj Imeraj-S’është në emër të vëllait kjo more, është në emër tim Gjergj Imeri.

Gazetari-Po si ka aplikuar çuni?

Av.Gjergj Imeraj-Nuk ka…, s’ka fare çuni atje, mos e quaj!

Gazetari-Po është në Aluizëm ajo në 2017-ën more! Si mos e quaj atë? Ajo është te dokumentat zyrtarë, pastaj bëhet, apo s’bëhet, është tjetër gjë, por tentativë për të manipuluar proçedurën, ne si media më kupton, edhe ti po të jesh…

Av.Gjergj Imeraj-Ore, ke të drejtë..!

Gazetari-Po ti, kur e ke marrë hipotekën e kësaj prone? Në ’90-ën?

Av.Gjergj Imeraj-Që në ’96-ën ose në 2000-shin, është marrë me vendim nga ish-Këshilli, ka vendim gjykate.

Gazetari-Po mbi ç’provë është marrë me vendim?

Av.Gjergj Imeraj-Atje ku ishe ti sot te plazhi, me vendim nga Ish-Këshilli i kohës.

Gazetari-Po, po kur e kishit ju, pse ia linit plakës ta mbante?

Av.Gjergj Imeraj-Shiko! Unë nuk banoj atje, e di ça? Mua nuk më ka ndodh vetëm ajo me ato.

Gazetari-Jo më the në 1990-ën, që thua ti e kemi lënë në kolateral në një X bankë në emrin e vëllait. Është e juaja, ta gëzoni në rregull! Po tani mua më lind pyetja si gazetar: pse e keni lënë këtë familjen Gonxhaj ta shfrytëzonte?

Av.Gjergj Imeraj-S’e ka shfrytëzuar asgjë..

Gazetari-E ka shfrytëzuar, ai ka bërë betonin atje.

Av.Gjergj Imeraj-Ore do më dëgjosh? Ka bërë beton..

Gazetari-Po si mund ta lejosh?

Av.Gjergj Imeraj-E di çfarë bëri? E hodhi për tërë natën, ky ishte problemi.

Gazetari-Po nuk hidhet ajo.

Av.Gjergj Imeraj-Po pse, çfarë e quan ti? Do ma dëgjosh dhe njëherë tjetër, se unë, kur e ka hedhur ajo..?

Gazetari-Po mirë e hodhi. Pse s’e denoncove?

Av.Gjergj Imeraj-Kë të denoncoja?

Gazetari-Plakën!

Av.Gjergj Imeraj-E dinte dhe i kisha thënë njëqind herë.

Gazetari-Në Ksamil, që pyetëm ne, kishe 4 prona në emrin tënd.

Av.Gjergj Imeraj-Nuk kam 4, kam më shumë more, ça ka?

Gazetari-Po nga i gjete gjithë këto?

Av.Gjergj Imeraj-Po ore jam qytetar,e kupton ti, që zhvillohet jeta përditë?!

/tvklan.al

Related Posts

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)
Kryesore

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)

20/05/2026
Shkeljet në tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, ish-drejtoresha e ARSSH shkon në Prokurori
Kryesore

Tenderi i tunelit të Skërficës, Apeli shpall të pafajshme Sonila Qaton

20/05/2026
“Koncesioni i Aeroportit të Vlorës ka rënë kur iku kompania turke”
Kryesore

“Po përdoret fuqi joligjore”, reagon Pacolli: Aeroportin e Vlorës le ta marrin! Koha do të tregojë çfarë ka ndodhur

20/05/2026
Tragjedi në Manhattan, gruaja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike
Kryesore

Tragjedi në Manhattan, gruaja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike

20/05/2026
Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!
Kryesore

Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!

19/05/2026
Kryesore

S’ka qetësi në Sarandë, pas vizitës së Ministrit të Brendshëm, ndalohet oficeri i krimeve të rënda

19/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Daku rrit vlerën me 5 milionë, e ndjekin Mitaj me Ismajlin/ Kuqezinjtë në progres, 13 emra fitojnë terren gjatë një viti

CIES zgjedh formacionet e vitit në kampionate të ndryshme, dy futbollistë të Kombëtares mes yjeve

22/05/2026
Daku rrit vlerën me 5 milionë, e ndjekin Mitaj me Ismajlin/ Kuqezinjtë në progres, 13 emra fitojnë terren gjatë një viti

CIES zgjedh formacionet e vitit në kampionate të ndryshme, dy futbollistë të Kombëtares mes yjeve

22/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al