Shefja e Epidemilogjisië dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino na tregon se si të mbrohemi nga temperaturat e larta dhe ndikimet që kanë në trupin tonë.
Ajo tregon se trupi i njeriut ka një kufi të lartë kritik të temperaturës te cilën mund ta tolerojë në mënyrë të sigurt dhe që është 40-50 gradë Celcius. Pasi arrihet kjo temperaturë, trupi i njeriut pëson stresin e të nxehtit. Mjekia bën me dije se kjo gjendje paraqet shenja klinike si: konfuzion, të përziera, dhimbje koke dhe gjendje të fikti me ulje të tensionit.
Sipas Binos, një mënyrë për të shmangur këtë është të ushqyerit nga pak disa herë në ditë duke përfshirë një sasi të vogël me proteina. Për të parandaluar goditjen nga nxehtësia, e cila është një urgjencë mjekësore, ajo thotë se duhet të konsumojmë sa më shumë ujë, por dhe përdorimi i sasive të vogla të sheqerit dhe kripës është i rekomanduar.
Mjekia rekomandon gjithashtu dhe shmangien e kafeinës (kafe, coca-cola dhe pije alkoolike), të cilat të dehidratojnë. Hani ushqime të lehta, qëndroni në vende me kondicioner. Një tjetër këshillë e saj është shmangia e daljes në ambjentet e jashtme duke u ekspozuar ndaj temperaturavetë larta. Dhe më e rëndësishmja sipas Binos, mos lini fëmijët apo kafshë në vende pa kondicioner dhe pa ajrim.
Postimi i Silva Bino
Trupi i njeriut ka një kufi të lartë kritik të temperaturës te cilën mund ta tolerojë në mënyrë të sigurt dhe që është 40-50 gradë Celcius. Pasi arrihet kjo temperaturë, trupi i njeriut pëson stresin e të nxehtit. Gjendje kjo që paraqet shenja klinike si: konfuzion, të përziera, dhimbje koke dhe gjendje të fikti me ulje të tensionit.
Shpeshtësia metabolike rritet dhe kjo rrit dhe temperaturën e trupit, por trupi jonë ka mekanizma të tjera që ulin temperaturen. Siç është djersitja dhe rritja e qarkullimit të gjakut perferik afër lëkurës përpara se trupi të keqfunksionojë. Çdokush reagon në mënyra të ndryshme ndaj temperaturës së lartë dhe kjo varet nga mosha, gjinia dhe gjendja shëndetësore. Bebet dhe ata më të moshuar janë më të rrezikuarit për shkak të përgjigjes së sistemit të tyrë kardiovaskular.
Çfarë ndodh kur temperatura e lartë në mjedis indukton temperaturë të lartë trupore?
Denatyrimi i proteinave të trupit shkakton mosfunksionim të impulseve nervore, dëmtim të muskulit të zemres dhe aritmi. Më pas shkakton nivele të ulëta oksigjeni e sidomos kur ky nivel ulet në tru. Lodhja nga vapa ndodh kur trupi nuk ftohet aq sa duhet dhe harxhon duke djersitur shumë ujë dhe kripë, prandaj temperatura e trupit rritet dhe personi ndjehet i lodhur, i dobët, i hutuar dhe me dhimbje koke.
Prandaj duhet të ushqehemi më nga pak disa herë në ditë duke perfshirë këtu edhe një sasi të vogël proteine. Duhet të marim ujë dhe por edhe pak sheqer dhe kripë për te parandaluar goditjen nga nxehtesia, që është një urgjencë mjekësore. Rehidrimi oral është i domosdoshëm. Kur temperatura e trupit shkon mbi 40 gradë Celcius, lëkura është e nxehtë dhe e thatë. Atëherë mund kemi konfuzion, axhitim, puls të shpejtë, nauze, dhimbje koke dhe nëse nuk trajtohet çon në konvulsione apo koma.
Tek keta persona duhet të ulet temperatura dhe të futen në vende të ftohta duke vendosur lëngje me injeksion, si dhe akull midis këmbëve dhe sqetullave. Po ashtu, mund të shfaqet dhe rashi nga i nxehti, sidomos në zona me lagështi dhe te nxehtë kur gjendrat e djersës bllokohen. Ky rash vihet re më shume në sqetulla, midis kofshëve etj. Tek bebet vihet re nën mjekër dhe nën ije.
Veshjet prej pambuku dhe të gjera e parandalojne këtë rash por edhe qëndrimi ne vende të ftohta dhe të thata. Locionet me aloe vera janë më efektive kur digjemi nga dielli i nxehtë. Përdorimi i kremërave me të paktën 30SPF, adaptimi me temperaturat e larta ne mjedis kërkon deri ne 2 javë. Kur ndiheni të dobët, shtrihuni dhe ngrini kembët lart dhe merrni sa më shumë lëngje.
Nxehtësia mund të çojë në edemë te kyceve dhe gishtave kembëve, prandaj përpiquni të qëndroni në vende të ftohta dhe ngrini këmbët lart. Kur bëni punë fizike ose mendore, ju lodheni shpejt dhe jeni të ngadalshëm. Zemra rreh me shpesh për të shpërndare më shumë gjak në lëkurë për ta cliruar nxehtesinë. Kini kujdes në raste te tilla. Kini kujdes dhe mos bëni ushtrime fizike jashtë apo në vende të nxehta dhe pavaresisht se jeni te shëndetshëm. Kjo do të cojë në lodhje te theksuar nga i nxehti. Pini sa më shumë ujë edhe kur nuk ndjeni etje. Merni pak dher dhe kripë. Menjanoni kafeinën (kafe, coca-cola dhe pije alkoolike), të cilat të dehidratojnë. Hani ushqime të lehta, pak proteine dhe hani pak dhe shpesh. Qëndroni në vende me kondicioner ose të ngjashme që japin ajër të ftohtë. Rrini më shumë brenda dhe mënjanoni qëndrimet jashtë. Mos lini fëmijë apo kafshë vetëm në makina apo mjedise të mbyllura të ngushta pa kondicioner dhe pa ajrim.