Drejtoria e Policisë Rrugore ka realizuar për herë të parë shorteun për të përzgjedhur kështu 20 drejtuesit model të automjeteve. Kriteri bazë i përzgjedhjesh ishte pikërisht shpejtësia. Nisur nga puna e policëve rrugorë në terren ata kanë përzgjedhur për tu bërë pjesë e këtij shorteu të gjithë ata shoferë që kanë respektuar shpejtësinë e lejuar.
20 drejtuesit e automjeteve kanë fituar siguracionin e automjetit të tyre. Ndërkohë që në shortet e tjera pritet që kriter përzgjedhës të jetë përdorimi i rregullt i rripit të sigurimit, ai i alkoolit, i telefonit në timon etj.
Gjithë kjo fushatë është bërë në kuadër të sensibilizimit të qytetarëve që drejtojnë automjetet që të kenë kujdes shpejtësinë, duke bërë kështu që rastet e aksidenteve nga shpejtësia e madhe të vijën duke u reduktuar.
Më poshtë janë të gjitha targat e automjeteve që kanë fituar në shorten e hedhur nga drejtoria e policisë rrugore
AA 416 BF
AA 873 RD
AA 786 BB
AA 666 EA
AA 171 GL
AA 625 FE
AA 905 EB
AA 757 NS
AA 616 RE
AA 261 GX
AC 518 T (taksi)
AA 495 ML
AA 362 LN
AA 501 OK
AA 437 NM
AA 900 PK
TR 61 15 R
AC 840 T (taksi)
AA 235 PM
AA 700 DT








