Kryeministri Edi Rama ka publikuar dje ne mbrëmje në rrjetin social një foto të të gjithë personave që do të drejtojnë Shqipërinë në 4 vitet e ardhshme.
Fotoja e ditës e quan kryeministri qeverinë “Rama2”, pamjen e shkrepur pas mbledhjes së qeverisë të e cila u mbajt në ambientet e godinës së kryeministrisë, nga ku Rama ka folur për 3 “armiq” (papunësia, cinizmi, korrupsioni) dhe një objektiv parësor për 100 ditët e ardhshme (hapjen e negociatave).
Në total dhe ndryshe nga çfarë ka deklaruar kryeministri para ngritjes së qeverisë, kabineti nuk është dhe aq i vogël, pasi në përbërje ka 13 ministra dhe 33 zv.ministra… perfshi dhe vetë kryeministrin Rama dhe Zv.Kryeministren Senida Mesi, me një total prej 48 zyrtarësh.
Në rreshtin e parë të fotos duken të gjithë ministrat e kabinetit, teksa në krah të Ramës është zv.kryeministrja Senida Mesi, Ministri për Evroprën dhe Politikën e Jashtme Ditmir Bushati dhe Bardhylka Kospiri, e cila mbetet ende një zv.ministre e qeverisë ashtu si në “Rama1”.










