• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Khamenei u soll si idiot”, zbulohen prapaskenat pas sulmit të SHBA-ve në Iran! Si bashkëpunuan me izraelitët

23/06/2025
“Khamenei u soll si idiot”, zbulohen prapaskenat pas sulmit të SHBA-ve në Iran! Si bashkëpunuan me izraelitët

Me kërkesë të administratës Trump, Forcat Ajrore Izraelite shkatërruan disa sisteme iraniane të mbrojtjes ajrore në 48 orët para sulmit amerikan ndaj objektit bërthamor të Fordow-it, thanë për Axios tre zyrtarë amerikanë dhe izraelitë.
Vendimi historik i Trump-it për t’iu bashkuar luftës së Izraelit kundër Iranit përbën kulmin e muajve të bashkëpunimit intensiv, në disa raste edhe të tensionuar, mes SHBA-ve dhe Izraelit lidhur me programin bërthamor të Teheranit.
Ky partneritet arriti kulmin në orët e fundit para sulmit, kur Izraeli luajti një rol të drejtpërdrejtë në mundësimin e operacionit ushtarak amerikan.
“Dua ta falënderoj dhe ta përgëzoj kryeministrin Bibi [Benjamin] Netanyahu. Punuam si ekip, ndoshta si asnjë ekip tjetër më parë, dhe kemi bërë hapa të mëdha për të zhdukur këtë kërcënim të tmerrshëm ndaj Izraelit”, tha Trump në një fjalim drejtuar kombit të shtunën, pas njoftimit për sulmet e paprecedenta.
Çfarë ndodhi në prapaskenë?
Kërkesa e Trump-it u bë drejtpërdrejt ndaj Netanyahu-t javën e kaluar, pasi presidenti vendosi të vepronte me një sulm ushtarak ndaj objekteve bërthamore iraniane, përveç nëse ndodhte ndonjë mundësi e papritur diplomatike.
“Si mund të ndihmojmë?”, e pyeti Netanyahu, sipas zyrtarëve izraelitë nga ajo që raporton Axios.
Trump i tha Netanyahu-t se dëshironte që Forcat Ajrore Izraelite të eliminonin sa më shumë sisteme iraniane të mbrojtjes ajrore në Iranin jugor, për të hapur rrugën për bombarduesit amerikanë B-2, të padukshëm në radar.
SHBA-të më pas i dhanë Izraelit një listë me sistemet që donte të shkatërroheshin përpara sulmit, sipas Axios.
Të enjten, Netanyahu dhe ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, zhvilluan një telefonatë me nënpresidentin amerikan, JD Vance dhe Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, për të vijuar koordinimin.
“Ata na e bënë të qartë në atë telefonatë se do të vazhdonin me operacionin”, tha një zyrtar izraelit.
“Në 48 orët para operacionit amerikan, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kryen disa sulme në zonë për të dëmtuar mbrojtjen iraniane”, shtoi ai.
Sulmet izraelite, të përqendruara në Iranin jugor, kishin për qëllim të minimizonin rrezikun për bombarduesit amerikanë B-2 në rrugën drejt Fordoë-it, një objekt bërthamor i vendosur thellë nëntokë, që Pentagoni e goditi me bomba depërtuese 13 mijë 600 kilogramëshe.
Çfarë thanë zyrtarët për Axios?
“Ne nuk e shtymë SHBA-në të përfshihej në luftë. U treguam të kujdesshëm për të mos dhënë përshtypjen se po i tërhiqnim ata në luftë. Por për fatin tonë të mirë, Zoti ia forcoi zemrën Faraonit [udhëheqësi suprem iranian]. Khamenei, u soll si idiot dhe refuzoi çdo ofertë nga SHBA”, tha një zyrtar izraelit për Axios.
Menjëherë pasi bombarduesit B-2 nisën kthimin për në SHBA, Trump e telefonoi Netanyahu-n për ta informuar mbi sulmin, sipas zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë.
Trump i tha Netanyahu-t se me shkatërrimin e objekteve bërthamore iraniane, qëllimi i tij i radhës është të arrijë një marrëveshje me Teheranin dhe të sigurojë paqen.
“Presidenti nuk dëshiron të vazhdojë me sulmet ndaj Iranit. Ai është gati të veprojë nëse Irani hakmerret ndaj forcave amerikane, por i ka thënë Netanyahut se dëshiron paqe”, tha një zyrtar amerikan.
Një zyrtar izraelit e konfirmoi këtë mesazh nga Trump-i, duke shtuar: “Ende nuk e dimë se si do të reagojë Irani — dhe kjo mund të ndryshojë gjithçka.”
“Por amerikanët na e kanë bërë të qartë se duan ta mbyllin këtë raund. Nuk kanë problem nëse ne vazhdojmë goditjet tona, por për ta, kjo histori ka përfunduar”, tha zyrtari, sipas asaj që raporton Axios.

Related Posts

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie!

Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie!

27/12/2025
Al Ain hidhet në sulm për Ylber Ramadanin, propozim konkret për mesfushorin

Lecce, Ramadani: Nico Paz më goditi me grusht, goli i parregullt

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al