• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bllokimi i rrugëve, tregtia 1.2 miliardë euro sipas produkteve me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut

24/02/2026
Bllokimi i rrugëve, tregtia 1.2 miliardë euro sipas produkteve me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut

Bllokimi i lëvizjes në juglindje të vendit prek edhe pikat e rëndësishme kufitare me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, me të cilat ka një aktivitet të ndjeshëm tregtar sidomos me shtetin helen.

Më të dyja këto shtete u realizua një volum tregtar prej 117 miliardë lekësh në vitin 2025 (importe+eksporte), apo rreth 1.2 miliardë euro. Kjo shumë, sipas INSTAT, përbën rreth një të dhjetën e volumit tregtar gjithsej në vend (9.5%).

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2025, volumi tregtar me Greqinë (importe+eksportet) ishin 94 miliardë lekë, ose 960 milionë euro, duke përbërë 7.6% të totalit të tregtisë.

Nga Greqia u importuan 70 miliardë lekë mallra, Ky shtet është partneri i katërt i importeve në vend, pas Italisë, Kinës dhe Turqisë, me 8% të totalit. Produktet kryesore që importohen nga Greqia janë lëndët djegëse, artikujt e veshjeve; Përgatitjet prej zarzavateve, frutave, arrave, etj.; Plastika dhe artikuj prej tyre; Frutat dhe arrat e ngrënshme (shih grafikun).

Më e rëndësishme është Greqia për eksportet tona. Shteti fqinj është partneri i tretë për eksportet, pas Italisë, e Kosovës, me 7% të totalit, ose 24 miliardë lekë.

Produkti kryesor i eksportuar janë artikujt e veshjeve, për shkak të industrisë fason, në jug të vendit, që punon me shtetin fqinj, e ndjekur nga përgatitjet prej zarzavateve, frutave, arrave, etj.

Interesant është që bilanci tregtar për zarzavatet me Greqinë është shumë i ulët, që do të thotë pothuajse sa importojmë, aq dhe eksportojmë.

Maqedonia e Veriut është partneri i shtatë për eksportet, (pas Italisë, Kosovës, Greqisë, Gjermanisë, Spanjës e Kinës).

Drejt këtij shteti u eksportuan në 2025-n rreth 9 miliardë lekë, ose 2.6% e totalit. Produkti kryesor i eksportuar janë lëndët djegëse, të ndjekura nga zarzavatet.

Importet nga Maqedonia e Veriut ishin 14 miliardë lekë në 2025-n, ose 1.5% e totalit. Produktet kryesore të importuara janë lëndët djegëse të ndjekura nga çimento.

Për fat të mirë, pjesa më e madhe e tregtisë në vend realizohet përmes transportit detar, kryesisht në Portin e Durrësit, teksa partnerët kryesorë janë vende si Italia, Kina e Turqia (ndonëse kjo e fundit kryen dhe transport rrugor)./ Monitor

Related Posts

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026
Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim
Kryesore

Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim

16/09/2026
Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg
Kryesore

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Barcelona dëfrehet me Racing, 7 gola dhe spektakël

VIDEO/ Barcelona dëfrehet me Racing, 7 gola dhe spektakël

17/09/2026
Milan zhgënjen në Europë, pëson disfatë ndaj Benficës

Milan zhgënjen në Europë, pëson disfatë ndaj Benficës

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al