• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kina dërgon tre astronaut në hapësirë pas 5-vjetësh

17/06/2021
Kina dërgon tre astronaut në hapësirë pas 5-vjetësh

Kina nisi me sukses tre astronautë në orbitë, për të filluar eksplorimin e stacionit të ri hapësinor të vendit. Anija kozmike “Shenzhou-12”, do të dërgojë tre astronautë në modulin kryesor të stacionit hapësinor kinez “Tianhe” për një mision tremujor, shkruan CNN.

“Shenzhou-12”, u nis nga Qendra e Satelitëve e Jiuquan-it në Kinën Veriperëndimore më 9:22 paradite sipas orës së Pekinit, njoftoi Agjencia e Hapësinore e Kinës (CMSA).
Ky është misioni i shtatë me ekuipazh në hapësirë i Kinës dhe i pari gjatë ndërtimit të stacionit hapësinor kinez. Ai është gjithashtu i pari mision në gati pesë vite pas misionit të fundit të fluturimeve hapësinore me astronautë kinezë.
Pas këtij misioni, tre anije kozmike të ekuipazhit dhe dy module laboratorike do të dërgohen në stacionin hapësinor, me synimin për të përfunduar ndërtimin e tij deri në fund të vitit 2022.
Huang Weifen, një nga projektuesit kryesorë të programit hapësinor tha se gjatë misionit ekuipazhi do të përdorë kostume të reja hapësinore, si dhe një anije të re kozmike.  Të tre astronautët që janë pjesë e misionit të Kinës janë përkatësisht komandanti Nie Haisheng, një veteran 56-vjeçar që ka marrë pjesë në misionet “Shenzhou-6” dhe “Shenzhou-10”; Liu Boming, 54 vjeç, i cili ishte pjesë e misionit “Shenzhou-7”, dhe Tang Hongbo, 45 vjeç, për të cilin ky është misioni i parë hapësinor.
Në një ceremoni para nisjes, të tre astronautët që ishin veshur me uniformat e tyre hapësinore, përshëndetën një turmë mbështetësish mes të cilëve familjarë dhe personeli i stacionit hapësinor. Është misioni i parë kinez me ekuipazh në pothuajse pesë vjet.
Nisja përfaqëson një cështje të një prestigji shumë  të madh në Kinë, teksa Pekini përgatitet të festojë 100 vjetorin e Partisë komuniste në pushtet në 1 korrik me një fushatë të zgjeruar propagande. Për t’u përgatitur për misionin, ekuipazhi është trajnuar për më shumë se 6 mijë orë.

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola

08/11/2026
Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

08/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al